Monday, April 13, 2015

EDITORIAL: Afera e përgjimeve - nga çka frikohen politikanët shqiptarë?

Afera e përgjimeve në Maqedoni është një prej skandaleve më të mëdha në këtë shtet. Qytetarët e Maqedoisë po dëshmohet se kanë qenë minjë për eksperiment, respektivisht në një formë të ekzagjeruar të spektaklit "Big Brother" ky gjithçka përcillet, në çdo moment përgjohen dhe dikush i përdor bisedat e tua edhe më intime për të kushtëzuar apo përdorur kundër teje në ndonjë moment të caktuar. 
Në publikimin e parë të përgjimeve, z.Zaev, lideri opozitar maqedonas publikoi edhe përgjime të liderëve politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ishin thuajse në të tre rastet biseda private, apo profesioale që nuk ndërlidheshin me krim, probleme, apo skandale. 
Për dallim prej kolegëve të tyre shqiptarë, ata maqedonas, sidomos këta të VMRO-së në pushtet, ishin aq të lirë në komunikimet përmes telefonave. Edhe skenarët më të errët i aranzhonin përmes celularëve duke qenë shumë të sigurtë se ato nuk do të dalin dhe se askush nuk mund t'i përgjojë, se ata janë shteti, respektivisht "kushërini" i tyre i madh nuk do të lejojë që dikush të nxjerr, përgjojë apo të "keqpërdorë" bisedat e tyre. 
Por ja që ndodhi. Bile edhe vet bisedat e "kushërinit", shef i shërbimeve sekrete ishin top temë javën që lam pas duke aranzhuar marrëveshjet politike, redakturën e lajmeve, njoftim për bugosjet e montuara, gjoksrrahjen se ai është shefi, e kështu me radhë.
Qytetarët presin skandale edhe nga politikanët shqiptarë. Një gjë e tillë nuk mendoj se do të dal në publik, për një arsye të vetme. Kjo me siguri nuk është se Zaevi, apo dikush tjetër po tenton t'i mbroj shqiptarët apo disi të ngjashme. Skandale të politikanëve shqiptar mund t'u dal vetëm me kamera të montuara, apo "buba" të vendosura nëpër vendet ku janë bërë ato vepra të pahijshme apo vepra tjera që nuk do të donin të ndaheshin me publikun. 
Arsyeja është se politikanë tanë, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë gjithmonë e kanë ditur se dikush ua përgjon telefonat, se dikush ka vërë veshin ne jetën e tyre private dhe publike. Për atë edhe gjithmonë bisedat "e nxehta" janë lënë të bëhen në "katër sy" e jo përmes telefonave apo pajisjeve tjera teknologjike. 
Për atë, jemi skeptik se mund të dalë ndonjë skandal i ndonjë politikani shqiptar për keqpërdorime apo raste tjera të ngjashme. Me këtë nuk duam të themi se ata janë "engjuj" apo të privuar nga vepra të tilla, por janë më të kujdesshëm duke qenë në dijeni se "dikush po na ndjekë".
Nga bisedat që i dëgjojmë prej shumicës së politikanëve shqiptarë, droja e vetme e tyre është që mos të dalin në shesh dashuriçkat e tyre, aferta me dashnoret e tyre, se për gjëra tjera janë shumë komod dhe lutja e vetme e tyre te Zaevi është që veç dashuriçkat mos na i nxjerr në shesh, tjetër send çka të kesh mos prit fare. /albtime

24,02,2014 - editorial për portalin www.albtime.com

No comments: