Saturday, December 12, 2015

Mediation in Republic of Macedonia

Mediation in Republic of Macedonia*)

*Presentation in RCC Conference - Beograd (Serbia) 9.12.2015

•- Law on mediation 
(Official Gazette of the RM, No. 188, 31.12.2013 )
- Law amending the Law on mediation 
(Official Gazette of the RM, No. 148/2015, 31.08.2015 )
- Law amending the Law on mediation 
(Official Gazette of the RM, No.192/2015, 5.11.2015)
•Definition
•Law on mediation regulates disputed relations where the parties may freely dispose with their claims, unless other law stipulates exclusive jurisdiction of a court or other authority, regardless whether it is carried out prior or after the beginning of court or other procedure.
•„Mediation“ is any intermediation, regardless of its name, during settlement of the disputed relation in the mediation procedure, where for the parties involved there is an opportunity to resolve the dispute through negotiation, in a peaceful manner,  by involving one or more licensed mediators, in order to achieve mutually 
acceptable solution in the form of a written agreement. 
(Article 2, Law in Mediation)
•Mediation is applied in:

-property and legal affairs disputes;
-domestic,
-labour,
-commercial,
-consumer,
-insurance disputes,
-disputes in the area of education,
-protection of the environment,
-disputes regarding discrimination,
-and other disputed relations where
 mediation is relevant to the character of 
the disputed relations and may assist the 
dispute settlement.

•Mediation is applied in: Provisions of this Law shall also apply to criminal disputes, unless otherwise stipulated by a separate law.

•PRINCIPLES OF MEDIATION
Voluntariness
 Equality
Neutrality
Confidentiality
Exclusion of the public in mediation
Equality of parties
Availability of information about mediation in other procedures
Efficiency
Fairness
Referring to Mediation by a Court
•The court, during first instance procedure, shall recommend the parties to solve the dispute through a mediation procedure and it will be noted in the minutes of the appearance in court.
•The judge may, in accordance with the parties in the dispute, at any stage of the court procedure, terminate the procedure and refer parties to mediation.  (Article 29)
•Competency of the Ministry of Justice in the field of mediation
 - Legislative activity - Prepares the Law on mediation;
 - Carries out supervision of the work of the Chamber  of mediators, in context of the provisions of Law on mediation;
-Gives approval to the Statute of the Assembly of the mediators;
-Receives the Annual report of the Chamber of mediators for the work of the Chamber, also including the: -annual financial account of the Chamber, -general assessment for the work of the mediators as well as –proposal for measures for improving the application of the mediation … 
•Competency of the Ministry of Justice in the field of mediation
•By Minister of  Justice hires the team that prepares the questions and data base of the exam for mediators;
•Carries out the professional and administrative affairs necessary for carrying out the exam for mediators ;
•Proposes one member of the  Board for ensuring , monitoring and evaluating the quality of mediation …
•Competency of the Ministry of Justice in the field of mediation
•Publish and updating the Directory of mediators on the web page of the Ministry;
•The training for mediators is organized and conducted by the Ministry of justice, according to the Programme for training of mediators
•Carry out the administrative and technical aspects of the training for mediators .

Board for ensuring , monitoring and evaluating the quality of mediation works 

•The Board (or Committee) is composed of ten members appointed by the Government of the Republic of Macedonia and those are:
Members of the Board for ensuring , monitoring and evaluating the quality of mediation works
•- one member proposed by the Chamber of the mediators registered in the Mediator Directory,
•- one member proposed by the Judicial Council of the Republic of Macedonia from the judges in that Council,
•- one member proposed by the Bar Association in Macedonia from the lawyers,
•- one member proposed by Inter-University Conference from the professors in the institutions for higher education,
•- one member proposed by the Chamber of Psychologists in Macedonia from the qualified psychologists with a special license for conducting psychological activity,
Members of the Board for ensuring , monitoring and evaluating the quality of mediation works
•- one member proposed by the Ministry of Justice from the employees that work on questions from the area of mediation, 
•- one member proposed by the Ministry of Labour and Social Policy, from the employees that work on questions from the area of mediation,
•- one member proposed by the Ministry of Economy from the employees that work on questions from the area of mediation,
•- one member proposed by the Chambers of commerce in the Republic of Macedonia and
•- one member proposed by the Association of customers in the Republic of Macedonia.
President of the Board for ensuring , monitoring and evaluating the quality of mediation works
  The Government of the Republic of Macedonia appoints a president chosen from the Board that will represent the Board and carry out its activities determined by law.
Main functions of the Board for ensuring , monitoring and evaluating the quality of mediation works
•determines the fulfilment of the conditions for issuing a certificate for completed training for mediators;
 forms the base of questions for the exam for mediators;
•determines the exam sessions and the manner of taking the exam for mediators, organizes and conducts the examination and issues the certificates for passed exam;
issues the licenses for mediators and trainers for mediators;
accredits programs for training mediators and creates a system for following the procedures for mediation within training people that attend training for mediator;
keeps a registry of trained mediators, trainers for mediators, i.e. accredited programs for training mediators;
•determines the methodology and the manner for monitoring and evaluation of the working quality of the mediators and  trainers for mediators
examines and decides upon the complaints for the work of the trainers for mediation, i.e. conducting the programs for training for mediation;
•carries out other action prescribed by law.

Thank you for your attention!

Thursday, July 9, 2015

Emision - "Roli i OJQ-ve ne shoqeri"

Prezent ne emisionin "Islami dhe jeta 5" me moderatorin Qenan Ismaili ne teme: "Roli i OJQ-ve ne shoqeri"

https://youtu.be/gUOebPlJhMs

Monday, April 13, 2015

EDITORIAL: Afera e përgjimeve - nga çka frikohen politikanët shqiptarë?

Afera e përgjimeve në Maqedoni është një prej skandaleve më të mëdha në këtë shtet. Qytetarët e Maqedoisë po dëshmohet se kanë qenë minjë për eksperiment, respektivisht në një formë të ekzagjeruar të spektaklit "Big Brother" ky gjithçka përcillet, në çdo moment përgjohen dhe dikush i përdor bisedat e tua edhe më intime për të kushtëzuar apo përdorur kundër teje në ndonjë moment të caktuar. 
Në publikimin e parë të përgjimeve, z.Zaev, lideri opozitar maqedonas publikoi edhe përgjime të liderëve politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ishin thuajse në të tre rastet biseda private, apo profesioale që nuk ndërlidheshin me krim, probleme, apo skandale. 
Për dallim prej kolegëve të tyre shqiptarë, ata maqedonas, sidomos këta të VMRO-së në pushtet, ishin aq të lirë në komunikimet përmes telefonave. Edhe skenarët më të errët i aranzhonin përmes celularëve duke qenë shumë të sigurtë se ato nuk do të dalin dhe se askush nuk mund t'i përgjojë, se ata janë shteti, respektivisht "kushërini" i tyre i madh nuk do të lejojë që dikush të nxjerr, përgjojë apo të "keqpërdorë" bisedat e tyre. 
Por ja që ndodhi. Bile edhe vet bisedat e "kushërinit", shef i shërbimeve sekrete ishin top temë javën që lam pas duke aranzhuar marrëveshjet politike, redakturën e lajmeve, njoftim për bugosjet e montuara, gjoksrrahjen se ai është shefi, e kështu me radhë.
Qytetarët presin skandale edhe nga politikanët shqiptarë. Një gjë e tillë nuk mendoj se do të dal në publik, për një arsye të vetme. Kjo me siguri nuk është se Zaevi, apo dikush tjetër po tenton t'i mbroj shqiptarët apo disi të ngjashme. Skandale të politikanëve shqiptar mund t'u dal vetëm me kamera të montuara, apo "buba" të vendosura nëpër vendet ku janë bërë ato vepra të pahijshme apo vepra tjera që nuk do të donin të ndaheshin me publikun. 
Arsyeja është se politikanë tanë, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë gjithmonë e kanë ditur se dikush ua përgjon telefonat, se dikush ka vërë veshin ne jetën e tyre private dhe publike. Për atë edhe gjithmonë bisedat "e nxehta" janë lënë të bëhen në "katër sy" e jo përmes telefonave apo pajisjeve tjera teknologjike. 
Për atë, jemi skeptik se mund të dalë ndonjë skandal i ndonjë politikani shqiptar për keqpërdorime apo raste tjera të ngjashme. Me këtë nuk duam të themi se ata janë "engjuj" apo të privuar nga vepra të tilla, por janë më të kujdesshëm duke qenë në dijeni se "dikush po na ndjekë".
Nga bisedat që i dëgjojmë prej shumicës së politikanëve shqiptarë, droja e vetme e tyre është që mos të dalin në shesh dashuriçkat e tyre, aferta me dashnoret e tyre, se për gjëra tjera janë shumë komod dhe lutja e vetme e tyre te Zaevi është që veç dashuriçkat mos na i nxjerr në shesh, tjetër send çka të kesh mos prit fare. /albtime

24,02,2014 - editorial për portalin www.albtime.com

Wednesday, April 8, 2015

Abstrakt - Roli i ndërmjetësimit në pajtimin e qytetarve (AlbMkSrb)

Sipas Ligjit për ndërmjetësim të Republikës së Maqedonisë, ndërmjetësimi është definuar si mënyrë alternative e zgjidhjes së kontesteve. Edhe pse në ligj janë definuar vetëm një pjesë e kontestve të cilat përfshihen në fushëverpimin e ndërmjetësimit, ekzistojnë edhe lëmi të tjera apo fusha që lirisht apo më mirë të shprehemi janë më të përshtatshme për të gjetur zgjidhjen përmes ndërmjetësimit.
Në traditën e vendeve tona, sidomos në atë shqiptare, qofshin ata të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë, kanë ekzistuar edhe këshille të ndryshme që janë kryer veprime para institucionale, apo jashtë instituciale për zgjidhjen e kontesteve mes palëve. Bile në raste të caktuara kjo formë ka pasur veprim edhe më të fuqishëm se veprimet dhe vendimet institucionale. Vendimet e këshilleve për pajtim kanë qenë shumë më të respektuara se vet akgjykimet gjyqësore, pasi se për mos respektimin e të njëjtave janë parapa sanksione të ndryshme shumë të rënda për personin si dhe për familjen e tij.
Gjatë ushtrimit të profesionit të mediajtorit të licencuar, kam pasur disa raste ku të më kërkohet të kryej një rol të tillë të ndërmjetësimit. Konkretisht të zgjidhjes së problemit në mes të personave fizik, qofshin të lidhjes së gjakut apo edhe më të largët të cilët kanë ardhur deri te mospajtimi kryesisht për shkak të  problemeve të pazgjidhura pronësoro juridike.
Në kohë të sotit, këto këshille kanë vdekur, kurse, procedura e ndërmjetësimit është një prje masave e cila mund t’i zëvendësojë këto masa dhe veprime të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve me qëllim të zgjidhjes së kontesteve dhe mbajtjen e lidhjeve familjare në formë të mirë.
Ajo që më teprë i ka intriguar dhe tërhequr është mbajtja të fshehtë problemin e tyre, mundësia që të ulen bashku familjarët dhe të diskutojnë problemet, por edhe ruatja e imazhit të familjes.
Me anë të kësaj mase:
-          Ndihmohet ruajtja e raporteve të mira familjare;
-          Zgjidhjen e kontesteve familjare;
-          Shmangien e harxhimeve të shumëta për procedura ekpertize, vlerësimi, gjyqësore etj;
-          Zgidhjen e problemeve më shpejtë
-          Ruajtjen e sekreteve familjare; etj

 Skraćeni životopis

M-r. Миљазим Мустафа, дрзавен советник во Министерсртво за правда, член на кабинетот на последните четири министра за правда, лиценциран медијатори, член на Управен одброр на Комората на Медијаторите на РМ. Исто така член на работната група – правда RCC (Регионалниот совет за соработка).





* * *

„Улогата на медијацијата во помирувањето на граѓаните“
М-р Миљазим Мустафа
Според постоечките законски форми, медијацијата е дефинирана како алтернативен начин на решавање на споровите. И покрај тоа што во законите се дефинирани полињата каде што може да се опфати медијацијата, постојат и ред други полиња каде има простор за медијацијата и каде нормално не се доаѓа во судир со законите што ги уредуваат медијабилните спорови.
Во традицијата на нашите земји, а посебно во регионите кај што живеат Албанците, било тоа во Албанија, Косово или Македонија, во минатото постоеле различни совети кои вршеле пара-институционални активности за решавање на споровите помеѓу страните. Дури и во одредени случаи ова форма на мирување имало посилни дејствија отколку судските одлуки, бидејќи за непочитување на истите биле предвидени многу построги санкции за страните, било тоа да се колективни или индивидуални.
Во денешно време, овие совети скоро да не постојат, а постапката за медијација може да се смета како една од начините кои може да ги заменуваат истите и да ги доведе страните до доаѓање до решенија, поточно до решавање на споровите а исто времено и подобрување на добрите семејни односи.
Во време на извшување на професијата како медијатор, сум имал неколку прилики каде што се бара да се заврши таква медијација. Поточно за посредување во решавање на проблемите помеѓу физичките лица, било тоа од исто крвно сродство, соседи или подалечни познаници, кои дошле до спор воглавно заради нерешени имотно правни односи.
Во текот на овие постапки, тоа што повеќе ги интересирал страните а и во иднина може да ги доведе до медијација е фактот дека се држи во тајност спорот, се чува угледот на фамилијата, како и можноста да се дискутираат слообдно сите проблеми кои ги имаат.
Во ваквите случаи, медијацијата им овозможува:
-          Чувањето на добрите семејни односи;
-          Решавањето на семејните спорови брзо, ефтино и ефикасно;
-          Држењето во тајност на семејните проблеми и тн.

 Skraćeni životopis
M-r. Миљазим Мустафа, државен советник во Министерсртво за правда, член на кабинетот на последните четири министера за правда, лиценциран медијатори, член на Управен одброр на Комората на Медијаторите на РМ. Исто така член на работната група – правда во „RCC (Регионалниот совет за соработка).


* * * 


"Uloga medijacije u pomirenju građana"

M-r.  Milazim Mustafa


Prema postojećim pravnim oblicima, medijacija je definirana kao alternativni način rješavanja sporova. Premda zakoni definiraju područja u kojima se medijacija može prakticirati, postoje i niz drugih područja u kojima ima prostor za medijacije i gdje obično se izbjegava sukob s zakonima koji reguliraju medijabilne sporove.
U tradiciji naših zemalja, a osobito u regijama u kojima žive Albanci, bilo da je  Albanija,  Kosovo ili Makedonija, u prošlosti bilo je različitih vijeća koja su izvršavale  parinstitucionalne aktivnosti za rješavanje sporova između suprotstavljene strane. Bilo je slučajeva u kojim je ovaj oblik posredovanja prouzrokovao snažnije radnje nego sudske odluke. Za nepoštovanje i zanemarivanje istih, bile su predviđene znatno strožije sankcije za strane, neovisno dali su to bile individualne ili kolektivne.
Danas, ovi savjeti gotovo da i ne postoje, a postupak medijacije  može se smatrati jednim od načina koji ih može zamijeniti i dovesti suprotstavljene strane da dođu do rješenja, preciznije   do konačanog rješavanje sporova i istovremeno poboljšavajnje i uspostavljanje dobrih obiteljskih odnosa.
U vrijeme prakticiranja medijaciske popstupke kao medijator, imao sam nekoliko prilika  gdje je bilo potrebno izvršiti medijaciju na osnovu slične vještine prilazu i rješavanje određenog spora. Konkretno za posredovanje u rješavanju problema između pojedinaca, bilo da su strane  iz istog krvnog srodstva, susjedi ili daleki poznanici, koji su došli do spora uglavnom zbog nerješenih imovinskih i pravnih odnosa.
Tijekom sponenutog postupaka, veći interes strane i u budućnosti može dovesti do medijacije je činjenica da se taj spor čuva u tajnosti, time se štisti ugled obitelji i prilika za raspravu o svim problemima koji ih imaju. U takvim slučajevima, medijacija omogućuje:
·         održavanje i zaštita dobrih obiteljskih odnosa;
·         brzo, jeftino i učinkovito rješavanje obiteljskih sporova,
·         održavanje tajnost obiteljskih problema, itd.


 Skraćeni životopis

M-r. Milazim Mustafa, državni savjetnik u Ministarstvu pravosuđa, član kabineta posljednjih četiri ministra pravosuđa, licencirani medijator, član Upravnog odbora Komore medijatora Republike Makedonije. Također je član radne skupine - Pravda u "RCC" (Vijeće za regionalnu suradnju).

Tuesday, February 24, 2015

Në shoqërim me Resulullahun (a.s.)*)

Duke е pritur ardhjen tënde, bota ishte në terrin e injorancës
Në mesin e gjithë atyre zemrave të robëruara,
Ato të arsyeshmet drejtoheshin kah qielli
E prisnin ardhjen e mëshirës së botërave
Prisnin lajmërtarin e fundit, drejtuesin e njerëzimit
Dhe ti erdhe me emrin më të lavdëruar dhe fytyrën me të bukur

Erdhe me shiun që atë ditë freskoi tokën
e që askush nuk e dinte arsyen e freskimit të tokës së thatë
dhe atyre zemrave të gurërosura.

Ti ishe një vjeçar dhe gratë e fisit Benu Said nuk të dëshironin
Se ishe jetim dhe frikoheshin se s’ka kush tua kompenzojë gjidhënien
Se ato nuk e njihnin akoma Dhuruesin më të madh dhe më Bujarin

Ishte Halimja që me gjirin e saj ngrohu gjoksin tënd ja Resulullah
Dhe për kompenzim Allahu e freskoi me renë që i rrinte roje
Saherë që të kishte ty afër...
Dhe bereqetin e pafundë që solli në familjen e saj


Ne jemi me ty kur ti ishe gjashtë vjeçar
Kur u nisët në rrugën për Jethribin
Së bashku me nënën, zonjën e nderuar Eminen
Por, në Meken e dashur do të ktheheshe i vetëm,
Se tani mbete jetim edhe pa nënën.
Ne qamë së bashku me ty o Muhamed.

Ne u qetësuam kur ti gjete ngrohtësinë në prehërin e gjyshit
Dhe dashurinë në familjen e xhaxhait

Neve na dhimte zemra
Kur fëmijët e Mekes thërrisnin nënat e veta afër teje
E ti ngelje i shtangur dhe ulje kokën poshtë
Edhe në netët kur qaje me dënesje
Ne ishim me ty në netët kur era e Mekës
t’i shlyete lotët në vend të duarve të ngrohta të nënës

Ja Resulullah.
Ne sot edhe kur thërrasim, “Oj nënë” i thërrasim nënat tona edhe për ty.
Edhe baballarët i thërrasim “babë” edhe për ty
O më i dashuri i Perëndisë!

***
Ti rriteshe, me ty rriteshin edhe vlerat
Allahu të përgatiste për rrugën
Kah duhej  ta drejtosh njerëzimin drejt dritës
E ne e prisnim këtë ditë..

Dhe ti ishe ndryshe nga të rinjtë e Mekës
Askush nuk ishte i barabartë me ty
Sepse nderi yt ishte dritë
Fjala yte ishte butësi që hapte dyert e jetës
Zëri yt ishte besnikëri
Dhe ti ishe vet Besniku

***

Vitet shkonin
Dhe Zoti i qiejve të nderoi në natën më të nderuar
Derisa i strukur në vetmi kërkoje Zotin
Ai i të shoqëroi me mikun më të mirë
Me Lajmërtarin më besnik Xhibrilin
Ta solli lajmin më të mirë, mesazhin për të drejtuar popujt
Të njoftoi se ti je i dashuri i Zotit,
Ti je Resulullahi i shumë pritur


Por kjo nuk u prit mirë nga fisi yt o Drita e syve tanë

Pse të torturonin?

A ishin këto sepse tash nuk ishte Ebu Talibi që të mbronte?
Ne të shihnim duke qarë në Qabe
Por ti nuk qaje nga vuajtjet,
Por nga fati që i kishte gjetuar bashkëkohasit e tu
Ata që flliqësirat t’i hedhnin në qafë derisa kryeje namazin.
Dhe ata që qeshnin me ato fytyra të prishura derisa të tjerët të torturornin

Ti më shumë u godite nga lotët e Fatimes,
Bijës tënde të nderuar
Kur e përlotur vrapoi për t’i larguar gjëra të shëmtuara
Që rëndonin kokën tënde o më i miri i Perëndisë.
Dhe ti pas kësaj e afrove pranë vetes
Dhe me qetësinë më të madhe
Me atë përkthelje që shuante vullkanet
I the “Mos qaj bija ime”
Dhe ajo u ndal.

***

Ata kur të thonin i çmendur, ti qetë buzëqeshje
Ata të thonin magjistar, poet, fytyra jote e ndritur përsëri buzëqeshte
Dhe kur me mburrje të thonin: “Kush do të shpëtoj nga ne”?
Me plot bindje u thoje ALLAHU.

Ne ishin me ty dhe Ebu Bekrin gjatë hixhretit
Kur të larguan nga vendlindja
Me zemrat tona ishim edhe në Shpellën ku ishit vetëm ju të dy
Neve na dridheshin këmbët, njëjtë si shokut tënd
Nga frika se mos vallë po ju shohin gjuetarët e pamend
Por u qetësuam kur e qetësove Ebu Bekrin me fjalët:
"Çfarë thua ti për dy veta kur janë e Allahu është i treti?"


Ja Resulullah
Derisa po ecje rrugëve të Medines së ndritshme
Banorët e nderuar po të shikonin me plot lakmi
Ata të donin më shumë se veten e tyre
Më shumë se fëmijët dhe gratë e tyre
Njësoj siç të duam ne sot O pejgamber i Allahut
Ata ishin të nderuar se ishin shokët e tu
Që panë fytyrën tënde të ndritur
Dhe ne sot jemi të nderuar që jemi vëllezërit e tu
A ka gëzim më të madh në këtë botë se kur ju the atyre burrave:
“Juve ju kam shokë, kurse ata që vijnë pas ata janë vëllezërit e mi”
Ne jemi vëllezërit e tu.
Po o i dërguar i Zotit.


Ne ishin me ty
Edhe kur pesha e mesazhit të kishte lodhur trupin
Ishim aty edhe kur ligji i Zotit patjetër do të realizohej edhe mbi ty,
Dhe shpirti yt i shenjtë do të ndahej nga trupi yt i bukur,
Mërzia e dhimbja kaploi gjithë Medinen
Ne qamë së bashku me Omerin, Othmanin, Aliun...
Ndamë mëzinë së bashku me gjithë botën e atëhershme që të njohi e besoi
Ajo dhimbje edhe sot akoma s’ka kaluar
Çdo moment kthehet kur e kujtojmë ndarjen fizike me ty

Ne qamë së bashku me plakën që qau me dënesje
E kur e pyetën pse tha:
Po qaj se sot u ndërpre lidhja e tokës me qiellin.
Ishte me imam plotë kjo grua e nderuar
Se ti ishe lajmërtari i fundit i Perëndisë
Dhe ti nuk do të ishte
Kur umeti do të kishte nevojë
Për këshillat e tua që vinin nga mbi shtatë qiejt

Por gjithmonë do të ketë njerëz që do t’i rrinë besnik
Asaj që ti na mësove
Do ta bëjmë të pamundërën që ta meritojmë epitetin e të qënit vëllezërit e tu
Dhe të jemi krenar që jemi ummeti yt
Gjithmonë do të jemi ata që nuk të panë por të besuan.
Ata për të cilët fjalët më të mira janë
Fjala e Allahut dhe fjalët Pejgamberit
Dhe veprat më të mira ato që ti i deshe dhe i bëre
Të tillë do të jemi derisa të jetë vet bota
Gjithmonë do të jemi Kuranë të gjallë
Që ecin mbi tokë për të përcjellë mesazhin e mirësisë.

***
O Sulltani ynë i përhershëm
O i dashuri i Allahut
Ne biem në gjunjë para derës sate që solli mirësinë
Dhe pranuam gjithë atë që solle nga Pronari yt
Dhe jemi shumë të qetë dhe të lumtur
Se ajo është burim i mirësisë për ne dhe gjithë njerëzimin

Dëgjuam dhe respektuam
Je dëshmitar për neve Ja Resulullah
Se për neve akoma je këtu
Je akoma ai El-Emini i ri i Mekes
Je akoma ai 40 vjeçari që për herë të parë të vizitoi Xhibrili,
Je duke bërë Hixhret
Je në Betejën e Bedrit
Kur Allahu të mbështeti me tre mijë engjuj
Që po vinin me kuaj të larmishëm nga qielli
Je në Betejën e Uhudit e ne jemi prazmorja yte.

Jemi krah teje jemi ja resulullah
E ndjejmë ngrohtësinë tënde dhe fuqinë tënde në zemrat tona.
Jemi pjesë e kalorësisë në Çlirimin e Mekes,
Jemi ushtarët e tu, jemi xhemati yt
Ti je në çdo ofshamë tonën kur jemi në zor
Ti je në çdo buzëqeshje kur jemi në gëzim

Ti je ai që mbretër e mbretëri ranë nën këmbët e tua.
Ja resulullah,  ti akoma i prinë këtij umeti.



*) Recital i përgatitur për Manifestimin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s. realizuar në Kumanovë (10.01.2015)