Tuesday, February 24, 2015

Në shoqërim me Resulullahun (a.s.)*)

Duke е pritur ardhjen tënde, bota ishte në terrin e injorancës
Në mesin e gjithë atyre zemrave të robëruara,
Ato të arsyeshmet drejtoheshin kah qielli
E prisnin ardhjen e mëshirës së botërave
Prisnin lajmërtarin e fundit, drejtuesin e njerëzimit
Dhe ti erdhe me emrin më të lavdëruar dhe fytyrën me të bukur

Erdhe me shiun që atë ditë freskoi tokën
e që askush nuk e dinte arsyen e freskimit të tokës së thatë
dhe atyre zemrave të gurërosura.

Ti ishe një vjeçar dhe gratë e fisit Benu Said nuk të dëshironin
Se ishe jetim dhe frikoheshin se s’ka kush tua kompenzojë gjidhënien
Se ato nuk e njihnin akoma Dhuruesin më të madh dhe më Bujarin

Ishte Halimja që me gjirin e saj ngrohu gjoksin tënd ja Resulullah
Dhe për kompenzim Allahu e freskoi me renë që i rrinte roje
Saherë që të kishte ty afër...
Dhe bereqetin e pafundë që solli në familjen e saj


Ne jemi me ty kur ti ishe gjashtë vjeçar
Kur u nisët në rrugën për Jethribin
Së bashku me nënën, zonjën e nderuar Eminen
Por, në Meken e dashur do të ktheheshe i vetëm,
Se tani mbete jetim edhe pa nënën.
Ne qamë së bashku me ty o Muhamed.

Ne u qetësuam kur ti gjete ngrohtësinë në prehërin e gjyshit
Dhe dashurinë në familjen e xhaxhait

Neve na dhimte zemra
Kur fëmijët e Mekes thërrisnin nënat e veta afër teje
E ti ngelje i shtangur dhe ulje kokën poshtë
Edhe në netët kur qaje me dënesje
Ne ishim me ty në netët kur era e Mekës
t’i shlyete lotët në vend të duarve të ngrohta të nënës

Ja Resulullah.
Ne sot edhe kur thërrasim, “Oj nënë” i thërrasim nënat tona edhe për ty.
Edhe baballarët i thërrasim “babë” edhe për ty
O më i dashuri i Perëndisë!

***
Ti rriteshe, me ty rriteshin edhe vlerat
Allahu të përgatiste për rrugën
Kah duhej  ta drejtosh njerëzimin drejt dritës
E ne e prisnim këtë ditë..

Dhe ti ishe ndryshe nga të rinjtë e Mekës
Askush nuk ishte i barabartë me ty
Sepse nderi yt ishte dritë
Fjala yte ishte butësi që hapte dyert e jetës
Zëri yt ishte besnikëri
Dhe ti ishe vet Besniku

***

Vitet shkonin
Dhe Zoti i qiejve të nderoi në natën më të nderuar
Derisa i strukur në vetmi kërkoje Zotin
Ai i të shoqëroi me mikun më të mirë
Me Lajmërtarin më besnik Xhibrilin
Ta solli lajmin më të mirë, mesazhin për të drejtuar popujt
Të njoftoi se ti je i dashuri i Zotit,
Ti je Resulullahi i shumë pritur


Por kjo nuk u prit mirë nga fisi yt o Drita e syve tanë

Pse të torturonin?

A ishin këto sepse tash nuk ishte Ebu Talibi që të mbronte?
Ne të shihnim duke qarë në Qabe
Por ti nuk qaje nga vuajtjet,
Por nga fati që i kishte gjetuar bashkëkohasit e tu
Ata që flliqësirat t’i hedhnin në qafë derisa kryeje namazin.
Dhe ata që qeshnin me ato fytyra të prishura derisa të tjerët të torturornin

Ti më shumë u godite nga lotët e Fatimes,
Bijës tënde të nderuar
Kur e përlotur vrapoi për t’i larguar gjëra të shëmtuara
Që rëndonin kokën tënde o më i miri i Perëndisë.
Dhe ti pas kësaj e afrove pranë vetes
Dhe me qetësinë më të madhe
Me atë përkthelje që shuante vullkanet
I the “Mos qaj bija ime”
Dhe ajo u ndal.

***

Ata kur të thonin i çmendur, ti qetë buzëqeshje
Ata të thonin magjistar, poet, fytyra jote e ndritur përsëri buzëqeshte
Dhe kur me mburrje të thonin: “Kush do të shpëtoj nga ne”?
Me plot bindje u thoje ALLAHU.

Ne ishin me ty dhe Ebu Bekrin gjatë hixhretit
Kur të larguan nga vendlindja
Me zemrat tona ishim edhe në Shpellën ku ishit vetëm ju të dy
Neve na dridheshin këmbët, njëjtë si shokut tënd
Nga frika se mos vallë po ju shohin gjuetarët e pamend
Por u qetësuam kur e qetësove Ebu Bekrin me fjalët:
"Çfarë thua ti për dy veta kur janë e Allahu është i treti?"


Ja Resulullah
Derisa po ecje rrugëve të Medines së ndritshme
Banorët e nderuar po të shikonin me plot lakmi
Ata të donin më shumë se veten e tyre
Më shumë se fëmijët dhe gratë e tyre
Njësoj siç të duam ne sot O pejgamber i Allahut
Ata ishin të nderuar se ishin shokët e tu
Që panë fytyrën tënde të ndritur
Dhe ne sot jemi të nderuar që jemi vëllezërit e tu
A ka gëzim më të madh në këtë botë se kur ju the atyre burrave:
“Juve ju kam shokë, kurse ata që vijnë pas ata janë vëllezërit e mi”
Ne jemi vëllezërit e tu.
Po o i dërguar i Zotit.


Ne ishin me ty
Edhe kur pesha e mesazhit të kishte lodhur trupin
Ishim aty edhe kur ligji i Zotit patjetër do të realizohej edhe mbi ty,
Dhe shpirti yt i shenjtë do të ndahej nga trupi yt i bukur,
Mërzia e dhimbja kaploi gjithë Medinen
Ne qamë së bashku me Omerin, Othmanin, Aliun...
Ndamë mëzinë së bashku me gjithë botën e atëhershme që të njohi e besoi
Ajo dhimbje edhe sot akoma s’ka kaluar
Çdo moment kthehet kur e kujtojmë ndarjen fizike me ty

Ne qamë së bashku me plakën që qau me dënesje
E kur e pyetën pse tha:
Po qaj se sot u ndërpre lidhja e tokës me qiellin.
Ishte me imam plotë kjo grua e nderuar
Se ti ishe lajmërtari i fundit i Perëndisë
Dhe ti nuk do të ishte
Kur umeti do të kishte nevojë
Për këshillat e tua që vinin nga mbi shtatë qiejt

Por gjithmonë do të ketë njerëz që do t’i rrinë besnik
Asaj që ti na mësove
Do ta bëjmë të pamundërën që ta meritojmë epitetin e të qënit vëllezërit e tu
Dhe të jemi krenar që jemi ummeti yt
Gjithmonë do të jemi ata që nuk të panë por të besuan.
Ata për të cilët fjalët më të mira janë
Fjala e Allahut dhe fjalët Pejgamberit
Dhe veprat më të mira ato që ti i deshe dhe i bëre
Të tillë do të jemi derisa të jetë vet bota
Gjithmonë do të jemi Kuranë të gjallë
Që ecin mbi tokë për të përcjellë mesazhin e mirësisë.

***
O Sulltani ynë i përhershëm
O i dashuri i Allahut
Ne biem në gjunjë para derës sate që solli mirësinë
Dhe pranuam gjithë atë që solle nga Pronari yt
Dhe jemi shumë të qetë dhe të lumtur
Se ajo është burim i mirësisë për ne dhe gjithë njerëzimin

Dëgjuam dhe respektuam
Je dëshmitar për neve Ja Resulullah
Se për neve akoma je këtu
Je akoma ai El-Emini i ri i Mekes
Je akoma ai 40 vjeçari që për herë të parë të vizitoi Xhibrili,
Je duke bërë Hixhret
Je në Betejën e Bedrit
Kur Allahu të mbështeti me tre mijë engjuj
Që po vinin me kuaj të larmishëm nga qielli
Je në Betejën e Uhudit e ne jemi prazmorja yte.

Jemi krah teje jemi ja resulullah
E ndjejmë ngrohtësinë tënde dhe fuqinë tënde në zemrat tona.
Jemi pjesë e kalorësisë në Çlirimin e Mekes,
Jemi ushtarët e tu, jemi xhemati yt
Ti je në çdo ofshamë tonën kur jemi në zor
Ti je në çdo buzëqeshje kur jemi në gëzim

Ti je ai që mbretër e mbretëri ranë nën këmbët e tua.
Ja resulullah,  ti akoma i prinë këtij umeti.



*) Recital i përgatitur për Manifestimin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s. realizuar në Kumanovë (10.01.2015)