SITUATA ME EMIGRANTËT NË KONTEKST TË DREJTAVE TË NJERIUT – MAQEDONIA SI DESTINACION
AbstractRecently, Macedonia and the region, too, more
and more are being transformed as a destination of immigrants from different
countries. The great number of immigrants coming is not decreasing, especially
in border habitats of Macedonia, and partly to the Greek ones, too.In the Macedonian-Serbian border, currently
there are above 500 immigrants from different countries, such as Afghanistan,
Pakistan, Algeria, Libya and so forth. These immigrants are experiencing
difficult moments in the cornfields of the border habitats – Llojane and
Vaksince.Those immigrants are surviving in non-human
conditions, sleeping in animal pens, attics, basements, whereas some of them
even in open space.No habitant can offer help to them, due to
the fear of being accused of “illegal immigration”. No more does the state get
interested about, save the times when it imprisons people who for an amount of
money offer driving services to those immigrants.In this presentation we will outline the
rights of the immigrants, human rights, the penal code, issues dealing with
illegal migration, and situation of immigrants as well as the history of this
phenomenon in Macedonia.Fenomeni i migrimeve apo lëvizjeve të ndryshme të
popullsisë është i njohur prej kohërave më të lashta e deri më sot. Gjithmonë
njerëzit kanë qenë në lëvizje, në kërkim të hapësirave dhe vendeve më të
përshtatshme për jetë, për vete dhe familjet, por edhe për të ndërtuar të
ardhmen e tyre.Njerëzit kanë lëvizur drejt vendeve me kushte me
të volitshme për jetë, luginat pjellore, vendbanimet afër lumenjve, por edhe
ato më të sigurta, në afërsi të fiseve dhe grupeve të ndryshme të njerëzve
pranë të cilëve janë ndjerë më sigurt. Por edhe gjatë këtyre lëvizjeve
gjithmonë janë marrë parasysh disa faktorë të cilët i kanë përcaktuar rregullat
e lëvizjes. Edhe në kohërat më të hershme ka pasur raporte antagoniste në mes
grupeve vendasve dhe të ardhurve. Njëri grup është thirrur në të drejtën e
“kush i pari në kohë, i pari në të drejtë”, kurse i dyti në faktin se çdokush
ka të drejtë të jetojë aty edhe ku ndjehet më mirë për të jetuar, kjo ka
ndodhur në kohërat antike.Në periudhën e globalizimit, kur mjetet e
komunikimit dhe transportit janë në nivel tepër të lartë lëvizja e njerëzve në
një farë mënyrë është bërë edhe diçka e zakonshme. Veçanërisht ku kihet
parasysh fakti i lirive dhe të drejtave të njerëzve për lëvizje dhe qarkullim.Por, këto liri dhe këto zhvendosje shpeshherë
tejkalojnë kufijtë e të lejuarës dhe lëvizja e lirë e njerëzve shndërrohet në
lëvizje apo migrim ilegal, respektivisht fakti dhe mënyra kur një individ apo
grup futet apo lëviz nëpër një shtet apo territor të caktuar pa pasur leje për
ta bërë këtë.Migrimi ilegal nënkupton futjen ilegale të
njerëzve në vendin e huaj, të bazuar në bazë vullnetare. Migrimi ilegal nuk
nënkupton eksploatimin, mashtrimi, detyrimit ose dhunën mbi migruesit. Qëllimi
i tyre është "vendi i premtuar", ku besohet se do të jetë më mirë,
kështu që për të arritur këtë ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Rrugës për
këtë qëllim ata ballafaqohen me politikën restriktive të vendeve të ndryshme.
Por migruesit ilegal janë kategori relativisht e rrezikshme për arsye se shumë
lehtë mund të shndërrohen në viktima të eksploatimit. Migrimi praqet lëvizjen fizike, të përkohshme ose
zhvendosjen e përhershme të banorëve prej një ambienti socio-kulturor
(emigrimi) në ambientin tjetër (imigrimi) respektivisht prej një vendi në
tjetrin. Emigrimi është formë e migrimit që nënkupton shkuarjen prej një
hapësire socio-kulturore në tjetrën, kurse imigrimi nënkupton ardhjen në një
hapësirë të tillë. Nëse e gjithë kjo kryhet në
bazë të dispozitave të vendeve përkatëse atëherë kemi të bëjmë me migrimi
legal. Por, nëse gjatë migrimit vjen deri te lëndimi i rregulloreve të
migrimit, qofshin të vendit origjinës, apo të destinacionit, atëherë kemi të
bëjmë me migrimin ilegal.
Të gjitha këto forma të lëvizjes së individëve
apo grupeve janë të rregulluara me akte juridike të ndryshme juridike si
Konventa, Protokolle, Deklarata, Ligje dhe akte të ndryshme nënligjore.Determinantet kryesore të rritjes së madhe të
numrit të migruesve duhet të kërkohet në dallimet në zhvillimin socio-ekonomik
dhe nivelin e standardit jetësorë në mes vendeve të caktuara, transformimit
shoqëroro-ekonomik të vendeve postsocialiste, jostabiliteti ekonomik në
rajone të ndryshme të botës e kështu me radhë. Statistikat tregojnë se mbi 210
milion persona jetojnë jashtë vendit të tyre të lidhjes ose vendit të
shtetësisë, që paraqet 3 %nga numri i përgjithshëm i popullatës.
Veç kësaj rritje të madhe ka edhe numri i refugjatëve që në fund
të vitit 2007 vetëm në Evropë arrinte 11,4 milionë persona, kurse personat e
zhvendosur brenda shteteve kapin shifrën prej 26 milionë, në nivel
botërorë shifra e migruesve kap numrin deri më 200 milionë.
Dy dekadat e fundit, rajoni i Evropës jug lindore
ka qenë në qendër të vëmendjes sa i përket lëvizjes së popullsisë. Me dhjetëra
e qindra mijëra persona janë larguar nga shtetet e tyre pas shpërbërjes së
shteteve federative socialiste, si ish-BRSS, Çekosllovakia dhe ish-RSFJ.Me fillimin e transformimeve politiko-ekonomike
në këto rajone migruese të shumtë synuan perëndimin në kërkesë për mundësi më
të mira. Gjithmonë kjo e shoqëruar si pasojë e mungesës së stabilitetit politik
dhe pamundësisë së shtetit ligjorë për t’u përballur me këto mekanizma, shumica
e shteteve të Evropës u bënë vende tranzite që “lejuan” valë të tëra të
migruesve ilegal drejt vendeve të zhvilluara perëndimore.Zakonisht, ndryshimet e shumta që ndodhin nëpër
botë, sidomos në shoqëritë pas revolucioneve, sjellin me vete edhe procese të
migracionit. Ndryshimet e reja që paraqiten nëpër këto shoqëri në njëfarë
mënyre imponojnë largimin e njerëzve nga vendlindjet për të synuar jetesën më
të mirë dhe më të sigurt.Tentimet dhe dëshirat janë aq të mëdha, saqë kemi
raste të shumta ku njerëz, familje apo grupe të tëra rrezikojnë edhe jetën e
tyre vetëm e vetëm të arrijnë qëllimet e tyre. Kemi raste të shumta të tilla
edhe të historisë pak më të vjetër, por edhe raste që ndodhin sot e kësaj dite.
Veç kësaj nuk duhet të mohohet edhe fakti i zinxhirëve të organizuara për
realizimin e këtij fenomeni, që jorastësisht bie në grupin e krimit të
organizuar. Qëllimi kryesor në gjithë këtë çështje është profiti, pasi se
migrimi i paligjshëm i sjell të ardhura marramendëse (sjell të ardhura më të shumta se biznesi i mjeteve
narkotike).Republika e Maqedonisë historikisht ka qenë
vend i përfshirjes së migrimeve. Veçanërisht në shekullin 20, kurse ky fenomen
po vazhdon edhe më tej në këtë fillim shekulli. Në katër dekadat e kaluara
shkalla e migrimit për Republikën e Maqedonisë vazhdimisht është në rritje.
Veçanti në dekadën e fundit, lëvizjet migruese kapën nivelin e të
ashtuquajturës migrimi potencial , që përdoret si term kur ky fenomen kap dimensionet
shqetësuese. Brengos fakti kur një numër i madh i kuadrit të kualifikuar
gjithnjë e më shumë tenton të largohet nga vendi, por edhe i kategorive tjera
që shfrytëzojnë çdo mundësi për ta lëshuar vendin.
Në sferën e ballafaqimit me migrimin e paligjshëm
Republika e Maqedonisë ka sjellë Rezolutën për politikën migruesveku gjithashtu
parashihen të gjitha hapat dhe masat për parandalimin dhe menaxhimin e
migracionit të paligjshëm. Në lidhje me ballafaqimin me këtë fenomen,
si mjete për luftë efikase kundër migrimit ilegal, ka ndërmarrë masa në:
aspektin e politikave të vizave, kontrollin e kufijve (nëpër gjithë vijën
kufitare); shkëmbimi i informatave, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve
me vendet tjera; politika e kthimit, riatdhesimit dhe vënies së standardeve të
përbashkëta për procedurat e kthimit; shtrëngimi i masave për transportuesit;
sanksione për punëdhënësit, rritjen e dënimeve për fshehjen e njerëzve;
formimin e Qendrës nacionale koordinuese për administrimin e kufijve me qëllim
të shkëmbimit të të dhënave dhe informatave; formimin e qendrave tranzitore për
të huajt ku do të vendosen të huajat – migruesit ilegalë deri në përcaktimin e
identitetit të tyre dhe kthimin e tyre në vendet amë si dhe marrëveshjet për
riatdhetësim.Edhe përkundër gjitha këtyre masave, migrimi
ilegal është një problem që po zvarritet me vite të tëra, por gjithmonë duke e
pasur parasysh faktin se me këtë problem ballafaqohen gati se të gjitha vendet
e botës, duke u nisur edhe nga ato me demokraci më të theksuar, si Kanadaja,
vendet e BE-së, SHBA-të e kështu me radhë.Deri para disa vitesh, Republika e Maqedonisë
ishte vend origjinë e procesit të migruesve, respektivisht, një numër i madh i
qytetarëve të këtij vendi ishin aktorët kryesorë të procesit të emigrimit,
respektivisht të orientimit për kalim të paligjshëm drejt vende tjera të botës.
Po ashtu për dekada me radhë, por edhe tash aktualisht RM, si rezultat i
pozitës gjeografike po përdoret si vendi tranzitor kryesor për kalimin ilegal
të migruesve drejt vendeve të ndryshme të botës e posaçërisht drejt vendeve të
BE-së.Viteve të fundit, sidomos me procesin e
liberalizimit të vizave për në BE, Republika e Maqedonisë është bërë një nga
destinacionet rajonale të migruesve të vendeve të ndryshme të botës. Kryesisht
kemi të bëjmë me grupe migruesish që vijnë nga vatrat e krizës dhe luftërave të
ndryshme si Afganistani, pjesë të Pakistanit, Sudani, Somalisë, Etiopia,
Eritrea dhe disa vendeve të Afrikës Veriore. Këta migrues, ilegalisht
depërtojnë në RM, kryesisht nga kufiri jugor me Greqinë, nëpërmjet një rrjeti
të organizuar ndërkombëtarë që nis nga Afganistani, Iraku, Turqia e më pastaj
në Greqi. Depërtimi në
Maqedoni është shtuar pas krizës financiare që kaploi fqinjin jugor, ku
interesimi i migruesve të paligjshëm ka rënë sa i përket qëndrimit në Greqi.
Por, për një vend me status të kandidatit për në
BE, vend që ka nënshkruar të gjitha Konventat dhe Protokollet ndërkombëtare që
kanë të bëjnë me çështjen e migracionit të paligjshëm, si dhe ka sjellë të
gjitha aktet dhe procedurat e nevojshme për sjellje adekuate me migruesit e
paligjshëm nuk guxon të sillet ashtu me personat apo grupet e personave që
kalojnë nëpër shtet. Konkretisht, me rastin e fundit, kur fluksi i migruesve të
paligjshëm që kaploi botën pas “Pranverës arabe” dhe luftës në Afganistan dhe
trazirave në Pakistan, preku edhe Maqedoninë. Gjatë gjithë pjesës së dytë të
vitit 2012 në pjesën veriore të Maqedonisë, respektivisht në kufirin Maqedoni –
Serbi, rregullisht kanë
qëndruar midis 100 e deri më 300 migrues nga vende të ndryshme, e posaçërisht
nga vendet e lartpërmendura. Qëllimi i tyre, siç edhe vet deklaronin është që
të depërtojnë në Serbi, prej ku më pas në Hungari dhe vendet e Bashkimit
Evropian.
Për këtë grup kaq të madh janë të njoftuara të
gjitha institucionet përgjegjëse, të cilët përveç aksioneve të herëpashershme
që ndërmarrin njësitet për luftimin e “krimit të organizuar” nuk ka diçka më
konkretet për të zgjidhur këtë problem.Problemi më i madh është i vet qytetarëve të
RM-së që jetojnë nëpër këto zona. Ata janë viktimë direkte e këtij fenomeni. Si
rezultat i gjoja “fshehjes së migruesve” dhe “kontrabandës me njerëz” janë
arrestuar me dhjetëra qytetarë e po aq edhe vuajnë dënime të larta me burgje.Në kontekstin e të drejtave të njeriut, këta
migrues, pa marrë parasysh se prej nga vijnë, duhet të kenë trajtim më adekuat
duke u llogaritur si qenie njerëzore si nga organet shtetërore ashtu edhe nga
vet individët. Me të njëjtët duhet të veprohet konform ligjeve dhe dokumenteve
ndërkombëtare e jo të lihen në (pa) mëshirë të fatit që nëpër këto temperatura
të ulëta ata qëndrojnë nëpër bodrume të pangrohura, garazha të ndryshme, shtëpi
dytësore, tavane të shtëpive, e disa edhe në qiell të hapur. Por edhe kjo është
ndihma që po e bëjnë qytetarët e këtyre vendeve, edhe përkundër rrezikut që iu
kanoset po u gjendën të njëjtit nëpër shtëpitë e tyre. Fatmirësisht në këtë
pjesë kanë gjetur edhe terren të përshtatshëm, pasi se banorët e kësaj ane nuk
janë të dhunshëm ndaj tyre, për dallim në pjesën jugore të vendit dhe atë
greke, ku disa prej tyre rrëfejnë se kanë qenë të rrahur mizorisht dhe u janë
marrë paratë.Gjithashtu, nga biseda me disa prej këtyre
migruesve, njoftohet se të njëjtit, në disa raste kanë qenë të rrahur
barbarisht nga disa qytetarë të Maqedonisë në afërsi të kufirit me Greqinë, që
pa kurrfarë preteksti kanë ushtruar dhunë mbi ta, duke treguar një egërsi të
paparë dhe dhunë jonjerëzore, duke shfrytëzuar mundësinë se viktimat nuk kanë
guxuar të paraqesin këtë lloj të dhunës. Siç rrëfen personi me emrin “Kiko”, në
hulumtimin e revistës zvicerane “Le Temps”, rrugëtimi i tij nga Gjevgjelia
(qytet në jug të Maqedonisë) deri në fshatin Llojan ka zgjatur afër 10 ditë
(distancë afër 200 km). I gjithë udhëtimi është kryer në këmbë dhe gjatë natës,
pasi se askush nuk ka guximin që t’u ofroj transport, qoftë edhe kjo falas. Ai
tregon rastin kur është ndalur për të kërkuar ujë në një fermë në një fshat,
pronari i fermës ka njoftuar policinë, që dëshmon se këta
persona ballafaqohen edhe me nevojat elementare për jetë.
Në disa raste,
banorët e kësaj zone, kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre duke njoftuar
institucionet për rrezikun që iu kanoset. Ata kanë frikë se në radhët e këtyre
migruesve ka edhe kriminel apo edhe persona të kategorive tjera të cilët mund
të rrezikojnë popullatën. Thirrja e tyre deri te institucionet,hasi në vesh të
shurdhët, përpos kur policia ndërmerr ndonjë aksion për të arrestuar migruesit,
të cilët sipas deklaratave të vet migruesve dërgohen deri në kufirin me
Greqinë. Disa prej tyre, siç njoftojnë banorët e fshatit Llojan, përsëri
kthehen pas një periudhe të caktuar. Kjo shkakton nivel të pasigurisë te
banorët vendas, pasi se mund të sjellë deri në inkriminimin e popullatës
vendase, kryesisht nga “të marrit me ta”, apo edhe nga
tendenca ksenofobe.
Rreziku tjetër është edhe ai shëndetësorë, pasi se si vend që pretendon
anëtarësinë në BE, Maqedonia është e detyruar të respektojë rregullat dhe aktet
përkatëse të BE-së në çështjen e migruesve të paligjshëm. Veç kësaj duhet të
kihet parasysh edhe sigurimi i përkujdesjes mjekësore e në veçanti “trajtimit
të domosdoshëm mjekësorë”.Kjo në rend të parë duhet të bëhet për mbrojtjen e
qytetarëve vendas nga epidemitë dhe sëmundjet e ndryshme përçuese që mund të
sillen nga migruesit e ndryshëm, si HIV-i, tuberkulozi, hepatiti e kështu me
radhë.
Në gjithë këtë tollovi, dikush edhe përfiton.
Janë disa qytetarë të cilët këtë rast e shohin si mundësi përfitimi. Zakonisht
shitoret me produktet ushqimore, por edhe pronarët e shtëpive që ofrojnë bujti
për “klandestinët”. Në shumicën e rasteve mungon sinqeriteti dhe çmimet me të
cilat shërbehen migruesit janë për disa herë më të larta. Ata për një natë në
një bodrum, pullaz, apo të ngjashme, vetëm me kulm mbi kokë paguajnë prej 5
deri në 20 euro nata, kurse disa që nuk kanë mjete kalojnë natën nëpër fusha,
ferma të kafshëve, e kështu me radhë. Këtë gjë e bënin edhe gjatë verës, por
edhe kur temperaturat natën binin deri në zero.Siç njoftojnë banorët e kësaj ane, bëhet fjalë
për njerëz të kategorive të ndryshme, por dominojnë kategoria e personave me
arsim të lartë dhe të profilizuar profesionalisht. Disa kanë kërkuar edhe të
punojnë nëpër ndërmarrjet private, sidomos ato ndërtimore dhe bujqësi duke
dëshmuar profesionalizmin e tyre në këtë drejtim, por ka edhe të tillë që
interesohen edhe për qëndrim të përhershëm në RM. Por, njoftohet se disa prej tyre janë edhe
persona delikuent dhe problematik që paraqesin edhe rrezik për banorët e kësaj
zone.E gjithë kjo ndodh në vendin ku, siç e cekëm më
lart, ka nënshkruar të gjitha protokollet ndërkombëtare, vend kushtetuta e të
cilit garanton të drejtën e azilit të huajve dhe apatridëve të përndjekurve për
shkak të bindjeve dhe veprimeve demokratike dhe politike.Por nuk bën asgjë që të ndërmerr për të zgjidhur
këtë problem. Në pyetjen deri te Qendra strehimore në Shkup, na njoftuan se
ata momentalisht nuk përkujdesen për migrues të kategorive të tilla. Kurse nga IOM (International Organization for
Migration) njoftojnë se janë të informuar për këtë fenomen, kanë reaguar deri
te institucionet përgjegjëse, por nuk kanë asnjë raport kthyes për tentim
zgjidhjeve.Banorët lokal njoftojnë se disa që kanë depërtuar
në Serbi, më pas edhe janë kthyer në Maqedoni, kurse policia maqedonase të
njëjtit prapë i ka përcjellë drejt Serbisë, që në njëfarë mënyrë ndodh një
proces ping-pongu me ta dhe vë në pah mungesën e bashkëpunimit dhe koordinimit
në mes të vendeve ballkanike. Në Serbi, burgu i Vrajës është i mbushur me
migrues, ata mbahen në
burg, ju shqiptohet dënimi dhe më pas përsëri kthehen në Maqedoni për të pritur
rastin e volitshëm për të tentuar përsëri kalimin në shtetin verior. Veç kësaj nëse shteti nuk interesohet në parandalimin dhe respektimin e
procedurës për riatdhesimin e migruesve të paligjshëm nga ata mund të
shndërrohen në kriminel dhe faktikisht edhe në kriminalizimin e procesit të
migrimit.
Maqedonia në veçanti duhet ta ketë parasysh
Konventën e OKB-së për Migruesitku parashihen të
drejtat dhe detyrimet themelore të subjektit të kësaj marrëveshje, në këtë rast
shtetit për "parandalimin e kushteve jonjerëzore për jetesë të migruesve,
kushtet e punës, por edhe mbrojtje nga abuzimin psikik dhe seksual si dhe
trajtimin degradues (neni 10-11, 25, 54); t'u garantohet migruesve qasja deri
te informacioni për të drejtat e tyre (nenet 33 dhe 37); sigurimin e të
drejtave për mbrojtje ligjore, duke ua siguruar rolin e subjektit në procedura
gjyqësore (nenet 16-20 dhe 22); si dhe sigurimin e të drejtës për pjesëmarrje
në marrëdhëniet tregtare (nenet 26 dhe 40), si masë më se e nevojshme për
kategorinë e tillë.
Veç kësaj shtetet e rajonit nuk respektojnë
aspak edhe procedurat tjera, kryesisht procedurat
e përkujdesjes apo të riatdhesimit të një migruesi.
Kjo kryesisht bëhet për harxhimete tepërta që i
kërkon kjo procedurë, por edhe ikjen e procedurave burokratike.
Në lidhje me këtë, nevojitet një bashkëpunim
rajonal dhe menaxhim më i mirë i kufijve me qëllim që në raste të tilla të aplikohen
dispozitat e BE-së për të cilat edhe vendi ynë është nënshkrues, por edhe që
të merren parasysh vërejtjet e njëpasnjëshme që vijnë nga BE-ja në drejtim të
Maqedonisë e që kanë si temë rrezikun e kthimit të procesit të vizave, por edhe
hap negativ në ecurinë euroatlantike të vendit. 342.7-054.72 (497-7)
Illegally Resident Third Country Nationals in
EU Member States: state approaches towards them, their profile and social
situation, European Migration Network,January 2007, pg 21. http:/www.unhcr.org/admin/ADMIN/475fb70f4.html
ibid
International Migration Report, UNESCO, 2007
ENPI SPECIAL: Fighting Illegal Immigration, nr, 6, september,2008
Резолуција за миграционата политика на Република Македонија 2009-2014,
Службен весник на РМ. Бр. 6 2009
ibid
ibid
Kanali kryesor që funksionon prej Egjiptit si vend tranzitor Egjipt,
Jordania, Siria, Libani dhe Turqi e më pas Evropës (ENPI SPECIAL: Fighting
Illegal Immigration, nr, 6, september,2008)
Fshatrat Vaksincë dhe Llojan
Le Temps, 17 août 2012, Lojane, porte de
l’Europe pour les clandestinshttp://lajmpress.com/lajme/maqedoni/15514.htmlhttp://llojani.info/mjaft-m%D1%91-klithmave-trishtuese-n%D1%91-llojan/ Dhjetë persona janë arrestuar vetëm në periudhën qershor – nëntor 2012 nën
dyshimin e “tregtisë me njerëz” dhe “fshehjen e migruesve”, shumica prej tyre
janë banorë të kësaj ane.
Illegally Resident Third Country Nationals in
EU Member States:
state approaches towards them, their profile and social situation,
European Migration Network, January 2007, pg 21.http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/15514.htmlChatherine Dauvergne, Making people illegal: What globalization means for
migration and law, Cambridge University Press, 2008, pg 27
United Nations
Convetion on Migrant's Rights (ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2003) Protokolli për parandalimin, shkatërrimi dhe dënimin e tregtisë me njerëz,
në veçanti gra dhe fëmijë me të cilin plotësohet Konventa e OKB-së kundër
krimit të organizuar transnacional, neni 18.
Varësisht nga vendi i riatdhesimit, por mesatarisht riatdhesimi i një
personi mund të kushtojë deri më 10 mijë euro.
No comments:
Post a Comment