Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinjë!
Fillimisht më lejoni që të shpreh nderin tim të posaçëm
dhe kënaqësinë që gjindem në këtë panel tepër të rëndësishëm për zhvillimin e
demokracisë dhe sundimin e së drejtës në vendin tonë, që jam i sigurtë se
konkluza të këtij paneli do të jetë një hap i vogël por i sigurt për ecurinë e
vendit tonë drejt proceseve të demokratizimit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm
në respektivmin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ku padyshim se një ndër të
drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të vlerave demokratike është e
drejta e votës dhe shprehjes së vullnetit të lirë për të zgjedhur dhe për të
qenë i zgjedhur.
Kodi zgjedhor që është në fuqi në Republikën e Maqedonisë
është sjellë në vititn 2006 dhe prej atëherë ka përjetuar disa ndryshime që
mund të nënkuptojmë edhe si përkushtim të vendit tonë për të plotësuar dhe
ndjekur standardet dhe vlerat demokratike e që shpiejnë drejt synimit për
organizimin dhe realizimin sa më cilësorë të proceseve të votimit.
Në të gjitha ndryshimet e deritashme, faktorë të
rëndësishëm në përcjelljen dhe propozimin e ndryshimeve kanë qenë edhe faktorët
ndërkomëtarë, kryesisht ato të spacializuar për fushën e proceseve zgjedhore si
OSBE/ODIHR dhe subjekte tjera të ngjashme.
Ndryshimet e
fundit të Kodit zgjedhorë janë të po këtij viti, respektivisht të 12 shkurtit
2014 (Gazeta zyrtare nr. 32/2014) ku të njëjtat poashtu janë realizuar në
frymën e rekomandimeve të dhëna nga raportet paraprake të OBSE/ODHR-së dhe të
Komisionit të Venedikut për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe të njëjtat kishin
të bënin me disa dispozita që janë detektuar si dobësi dhe mangësi në plotësimin
e standardeve demokratike dhe evropiane.
Nevoja për ndryshim të Kodit zgjedhor është rezultat i
një procesi më të gjatë konsultimi në mes të partive politike si pjesëmarrës
direkt në procesin zgjedhor.
Me Kodin zgjedhor rregullohet mënyra, kushtet dhe
procedurat për zgjedhjen e presidentit të shtetit, për zgjedhjen e deputetëve
në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për anëtarë në Këshillet e Komunave dhe
Këshillin e qytetit të Shkupit, për zgjedhjen e kryetarëve tëkomunave dhe
kryetarit të qytetit të Shkupit, mënyra dhe procedura e evindetimit të së
drejtës së votës dhe pëcaktimit, ndryshimit dhe publikimit të vendvotimeve si
dhe kushtet dhe funkcionimin e vendvotimeve.
Në kontekst të kësaj tryeze për nevojat e ndryshimit dhe
plotësimit të Kodit zgjedhor për përfshirjen e të gjithë personave që nuk kanë
mundësi të votojnë në vendvotimet e caktuara (kategoritë e goditura si: personat
e pastrehë, personat e vendosur në institucionet shëndetësore, ente për
rehabilitim, shtëpitë e pleqve etj), në
përputhje me Kodin zgjedhor zgjidhje janë të parapara në nenin 111 ku është parapare
e drejta e votimit të personit të pafuqishëm apo të sëmurë, në nenin 112-a është ligjësuar votimi
i person me nevoja të posaçme, kurse në
nenin 113 është caktuar votimi i votuesve të cilët në ditën e votimit janë duke
vuajtur dënimin me burg ose janë në paraburgim, respektivisht në arrest
shtëpiak.
Mendoj se në nenin 111 është rregulluar çështja e
personave që nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotime (kategori të ndjeshme
si – personat e pastrehë, personat e vendosur në institucione shëndetësore,
ente të rehabilitimit, shtëpitë e pleqve e të ngjashme).
Në këtë nen parashihen kategoritë të cilat janë të
cekuara në këtë temë, se në çfarë mënyre mund ta sigurojnë të drejtën e votës.
Respektivisht këtyre kategorive të qytetarëve ju mundësohet realizimi i të
drejtës së votimit nëpër shtëpitë, e tyre, spitalet, apo vendqëndrimet e tyre,
duke i paraqitur arsyet apo pengesat që paraqesin pamundësinë e tyre për të
votuar në vendvotimin e caktuar konform adresës ku jetojnë.
Votimi i personit të pafuqishëm
ose personit të sëmurë
Neni 111
(1)
Personi që nuk është në gjendje të votojë në vendvotim
(person i pafuqishëm, person i sëmurë sipas rekomandimit të Komisionit
Shtetërorë Zgjedhorë), dhe i njëjti dëshiron të votojë, për atë duhet ta
njoftojë Komisionin zgjedhor Komunal, respektivisht Komisionin zgjedhor të
qytetit të Shkupit së paku shtatë ditë para ditës së caktuar për votime.
(2)
Ky njoftim nga paragrafi (1) i këtij neni ka të bëjë edhe
për rrethin e parë edhe të dytë të votimit.
(3)
Njoftimi i paragrafit (1) të këtij neni mund të jepet
edhe nëpërmjet personit të autorizuar.
(4)
Këshilli zgjedhor personit të paragrafit (1) të këtij
neni do t’i mundësojë që të votojë në shtëpi të tij një ditë para mbajtjes së
votimeve në mënyrë që të sigurohet fshehtësia e votimeve.
(5)
Këshilli zgjedhor për votimin nga paragrafi (3) i këtij
neni siguron kuti të posaçme votimi e cila dërgohet e zbrazët në shtëpi ku
gjendet votuesi.
(6)
Votimin nga paragrafi (3) i këtij neni këshilli zgjedhor
e shënon në procesverbal.
(7)
Për ditën orën dhe votimin nga paragrafi (3) i këtij neni
kryetari i Komisioni komunal zgjedhor respektivisht Komisioni zgjedhor i
qytetit të Shkupit i njofton me shkrim përfaqësuesit të parashtruesve të listave.
Veç kësaj, ligji
parasheh edhe lehtësime edhe për personat analfabet, apo personat që për shkaqe
të tjera nuk kanë mundësi ta realizojnë vet vullnetin e tyre, të drejtën e
votës. Në këtë rast, në mënyrë të qartë në nenin 112 parashihen mundësitë dhe
lehtësimet për kategoritë e tilla të personave me qëllim të realizimit të së
drejtës së tyre kushtetuese të votës.
Poashtu, Kodi
zgjedhor parasheh edhe votimet e personave që janë në vuajtje të dënimit nëpër
institucionet penalo-përmirësuese, të gjitha detajet për votimin e kësaj
kategorie të qytetarëve janë të cekura në nenin 113 të Kodit zgjedhor, ku
normalisht edhe u sigurohet fshehtësia dhe e drejta e pacenueshme e votës.
Në kuadër të
Ministrisë së drejtësisë thuajse vazhdimisht është aktiv grupi punues që punon
në ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, ku përveç ekspertëve nga
ministria jonë, marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike, sektorit
civil si dhe faktorit ndërkombëtarë në vend. Me këtë rast ju njoftojmë se veç
më është duke u punuar konform rekomandimeve të fundit të OSBE-OHIHR që u
vërejtën gjatë cikleve të fundit zgjedhore.
Ministria e
drejtësisë me Konkluzë numër 2 nga Procesverbali i senancë së 23 të Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 23.09.2014 është obliguar që ta
informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për aktivitetet e grupit punues
për ndryshime të legjislaturës zgjedhore dhe njëkohësisht të dërgojë edhe
propozim plan aksional për punën e mëtejshme të këtij grupi.
Duke venpruar
konform konkluzës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së
Drejtësisë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë u dërgua plani aksional
për aktivitetet e ardhëshme për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore në
përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e parakohshme
presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 13 dhe 27 prill 2014.
Duke e pasur
parasysh faktin se janë në rrjedhë aktivitete për ndryshimin e legjislaturës
zgjedhore në qoftë se ka propozime eventuale për këto kategori të personave,
apo edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet, të njëjtat mund të
dërgohen deri te Ministria e Drejtësisë ku do të shqyrtohen dhe do të kihen
parasysh në Propozim ndryshimet e reja për ndryshim dhe plotësim të Kodit
zgjedhorë.
Mes tjerash, në
këtë panel të nderuar dëshiroj të ndajë edhe një problem serioz me të cilin
ballafaqohet shoqëria jonë, e që është ekzistimi i personave që nuk gëzojnë të
drejtën e qytetarisë, respektivisht personave që nuk janë të evidentuar nëpër
librat amë të të lindurve. Numri i kësaj kategoria njerëzish nuk është edhe aq i
vogël, për të cilin fenomen edhe vet organizatori, Avokati i popullit disa herë
nga ngitur zërin, por edhe në kuadër të institucioneve relevante është duke u
punuar intenzivisht për t’u gjetur zgjidhje që të evidentohen të gjithë personat
që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, ku më pas besojmë se një numër i madh i
tyre edhe do ta gëzojnë të drejtën e votës. Për këtë, në grupin punues ku merr
pjesë edhe Ministria e Drejtësisë, së bashku me Ministrinë për punë dhe
politikë sociale, Drejtoria për Administrim me Librat Amë, si dhe përfaqësues
të sektorit civil, shpresojmë në përkrahje më të madhe edhe të organeve tjera por
edhe të faktorit ndërkombëtar në vend me qëllim që njëherë e përgjithmonë të
eliminohet ky problem, i cili është shumë i padëshirueshëm edhe për personat të
cilët janë të privuar nga gëzimi i kësaj të drejte, por edhe për vet shoqërinë
dhe shtetin ku jetojnë.
Të nderuar të
pranishëm, më lejoni që edhe njëherë në fund të shpreh kënaqësinë time që kisha
mundësi t’i drejtohem këtij paneli tepër të rëndësishëm dhe të ju ftoj që të
gjithëve së bashku të japim një kontribut kreativ për aktivitetet e ardhshme
për ndryshimin e kornizës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR
dhe faktorëve tjerë relevant.
Ju dëshiroj gjitha të mirat dhe punë të mbarë.
*) Prezantim në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Shkup dhe Zyra e Avokatit të Popullit të Maqedonisë e mbajtur në Hotel Metropol në Ohër më 24-25 nëntor 2014
No comments:
Post a Comment