Abstract
Recently, Macedonia and the region, too, more and more are being transformed as a destination of immigrants from different countries. The great number of immigrants coming is not decreasing, especially in border habitats of Macedonia, and partly to the Greek ones, too.In the Macedonian-Serbian border, currently there are above 500 immigrants from different countries, such as Afghanistan, Pakistan, Algeria, Libya and so forth. These immigrants are experiencing difficult moments in the cornfields of the border habitats – Llojane and Vaksince.Those immigrants are surviving in non-human conditions, sleeping in animal pens, attics, basements, whereas some of them even in open space.No habitant can offer help to them, due to the fear of being accused of “illegal immigration”. No more does the state get interested about, save the times when it imprisons people who for an amount of money offer driving services to those immigrants.In this presentation we will outline the rights of the immigrants, human rights, the penal code, issues dealing with illegal migration, and situation of immigrants as well as the history of this phenomenon in Macedonia.
Fenomeni i migrimeve apo lëvizjeve të ndryshme të popullsisë është i njohur prej kohërave më të lashta e deri më sot. Gjithmonë njerëzit kanë qenë në lëvizje, në kërkim të hapësirave dhe vendeve më të përshtatshme për jetë, për vete dhe familjet, por edhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.Njerëzit kanë lëvizur drejt vendeve me kushte me të volitshme për jetë, luginat pjellore, vendbanimet afër lumenjve, por edhe ato më të sigurta, në afërsi të fiseve dhe grupeve të ndryshme të njerëzve pranë të cilëve janë ndjerë më sigurt. Por edhe gjatë këtyre lëvizjeve gjithmonë janë marrë parasysh disa faktorë të cilët i kanë përcaktuar rregullat e lëvizjes. Edhe në kohërat më të hershme ka pasur raporte antagoniste në mes grupeve vendasve dhe të ardhurve. Njëri grup është thirrur në të drejtën e “kush i pari në kohë, i pari në të drejtë”, kurse i dyti në faktin se çdokush ka të drejtë të jetojë aty edhe ku ndjehet më mirë për të jetuar, kjo ka ndodhur në kohërat antike.Në periudhën e globalizimit, kur mjetet e komunikimit dhe transportit janë në nivel tepër të lartë lëvizja e njerëzve në një farë mënyrë është bërë edhe diçka e zakonshme. Veçanërisht ku kihet parasysh fakti i lirive dhe të drejtave të njerëzve për lëvizje dhe qarkullim.Por, këto liri dhe këto zhvendosje shpeshherë tejkalojnë kufijtë e të lejuarës dhe lëvizja e lirë e njerëzve shndërrohet në lëvizje apo migrim ilegal, respektivisht fakti dhe mënyra kur një individ apo grup futet apo lëviz nëpër një shtet apo territor të caktuar pa pasur leje për ta bërë këtë.Migrimi ilegal nënkupton futjen ilegale të njerëzve në vendin e huaj, të bazuar në bazë vullnetare. Migrimi ilegal nuk nënkupton eksploatimin, mashtrimi, detyrimit ose dhunën mbi migruesit. Qëllimi i tyre është "vendi i premtuar", ku besohet se do të jetë më mirë, kështu që për të arritur këtë ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Rrugës për këtë qëllim ata ballafaqohen me politikën restriktive të vendeve të ndryshme. Por migruesit ilegal janë kategori relativisht e rrezikshme për arsye se shumë lehtë mund të shndërrohen në viktima të eksploatimit. Migrimi praqet lëvizjen fizike, të përkohshme ose zhvendosjen e përhershme të banorëve prej një ambienti socio-kulturor (emigrimi) në ambientin tjetër (imigrimi) respektivisht prej një vendi në tjetrin. Emigrimi është formë e migrimit që nënkupton shkuarjen prej një hapësire socio-kulturore në tjetrën, kurse imigrimi nënkupton ardhjen në një hapësirë të tillë[1]. Nëse e gjithë kjo kryhet në bazë të dispozitave të vendeve përkatëse atëherë kemi të bëjmë me migrimi legal. Por, nëse gjatë migrimit vjen deri te lëndimi i rregulloreve të migrimit, qofshin të vendit origjinës, apo të destinacionit, atëherë kemi të bëjmë me migrimin ilegal.
[1]Illegally Resident Third Country Nationals in EU Member States: state approaches towards them, their profile and social situation, European Migration Network,January 2007, pg 21.[2] http:/www.unhcr.org/admin/ADMIN/475fb70f4.html