Saturday, December 12, 2009
Nëntori i krenarisë kombëtare
Jemi ndër popujt më të vjetër në Ballkan. Lashtësia, krenaria por edhe vuajtjet e shumta na kanë lënë një histori të ngjeshur dhe shumë të pasur. Edhe pse ndoshta një histori herë pas here e mjegulluar, por në të shumtën e rasteve e qartë dhe shumë e vleshme.
Kemi pasur fatkeqësi që në të shumtën e rasteve në shkruarjen e historisë sonë të fusin dorë të tjerët, si rezultat i parimit se gjithmonë më i forti e ka shkruar historinë. Ne kemi pasur Caktim që gjithmonë të jemi të pushtuar, por kurrë të robëruar. Sepse secilin pushtues që e kemi pasur mbi kokë na ka bërë më të fortë e asnjëri nuk ka arritur të na thyejë. Pushtues pas pushtuesi, ndoshta kemi dalur më të dëmtuar, por sigurt se kemi dalur më të fortë.
Si shqiptarë denbabaden në këto troje, nuk e mohojmë as edhe një çast të vetëm të së kaluarës sonë, çdo çast i kaluar ka qenë është dhe do të mbetet mësim për neve sot e për mot. Çdo germë të saj e marrim si mësim dhe urtësi pa marrë parasysh qe e ëmbël apo e hidhur. Çdo çast të saj duam ta dimë ashtu siç ka qenë edhe po të qe e hidhur, gjithmonë me tendencë për njohje të heroit si hero, trimit si trim, luftën si luftë, tradhtinë për tradhti, dhe tradhtarin si tradhtarë.
Koha në të cilën jetojmë na e ka dhënë një rast të volitshëm. Na e ka mundësuar që fatin tonë së paku të argumentuar pasardhësve tanë tua lëmë vetë ne e jo historinë dhe ëndrrat tona të vendosin të tjerët apo si në raste të caktuara vetë armiqtë tanë.
Ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kanë ndodhur po në muajin nëntor. Muaj ky që në vete ngërthen dhe përfshin shumë data të rëndësishme, data që na bëjnë të krenohemi dhe na paraqesin një dritë në tunelin e historisë sonë kombëtare, duke filluar në atë më madhoren, pavarësisë së Shqipërisë. Është ky një akt që vendosi themelet e shtetit shqiptar që për afër një shekull të gjithë neve, pa marrë parasysh se ku jetojmë na bëri ta ndjejmë ngrohtësinë e atdheut, dashurinë ndaj flamurit, emocioneve të himnit dhe krenarinë e të pasurit shtet. Deshi Zoti na u bë edhe Republika e Kosovës, shteti i dytë shqiptarë në botë. Shtet ky që kurorëzoi ëndrrat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve anë e kënd botës. Akt ky që qetësoi shpirtrat e gjitha dëshmorëve që derdhën gjakun e tyre të shenjtë për liri të atdheut të tyre. Akt ky që lotin e dhimbjes në syrin e lokeve e shndërroi në lot gëzimi dhe fitoreje, dhimbjen e tyre për djemtë e tyre e shndërroi në lule dhe dritë, ardhmërinë e shndërroi në shpresë për nipat dhe mbesat e tyre, ëndrrën e shndërroi në realitet. Nëntori na i përkujton gjakun e gjithë dëshmorëve të rënë për tokën e shtrenjtë të Kosovës. Nëntori na e përkujton lindjen, rritjen dhe jetësimin e ëndrrave dhe realiteteve tona ndër shekuj. Nëntori na e përkujton edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, simbolit të qëndresës, sakrificës, guximit, personalitet që dha shembullin më të mirë se si duhet të mbrohet pragu i shtëpisë, si duhet të vdiqët për lirinë e atdheut dhe si duhet të vendosen prioritetet në jetën e një njeriu.
Deri sa mosha ime nuk ma ka mundësuar të jetësojë veprën madhore të komandantit legjendarë, pishtarit të lirisë së Kosovës, kurbanit të pavarësisë së vatanit, vepra e tij madhështore ma mundëson ta jetësojë ëndrrën e tij për një Kosovë të lirë, për një Kosovë të pavarur, për një Kosovë që frymon lirshëm, për një Kosovë pjesë e ombrellës që bashkon gjithë bijtë e saj të gjuhës e gjakut në një vend.
Le të jetë ky shkrim një përkujtim për lindjen e tij në këtë “muaj të kuq”. Le të jetë ky shkrim një përshëndetje për gjakun e tij të dëshmorit, le të jetë ky shkrim një akt nderimi për prindërit e tij bujarë që sollën në jetë djalin e tyre mu në ditën e flamurit, rritën dhe edukuan e bashkë me te u bënë dëshmorë të lirisë së atdheut. Le të jetë ky shkrim një nderim për gjithë dëshmorët e kësaj familje legjendare dhe gjithë familjet shqiptare që lindën burra, rritën trima dhe falën dëshmorë. Le të jetë një lëvdatë për ata djepa të praruar, që mbjellën dashuri ndaj atdheut, që përkundën vullnetin për liri, që shkulën ndjenjën e robërisë dhe ngulitën gatishmërinë e sakrificës dhe flijimit.
Le të jetë edhe një përkujtim për gjithë ata që ranë për liri dhe të ardhme më të mirë, le të jetë ky një përkujtim për gjakun e tyre të pastër që solli këtë ditë që na bëri ta dimë se kush jemi, ku jemi duke jetuar e ku do të jemi nesër. Falë Zotit për burrat e tillë që më të shtrenjtën e tyre ia dhanë nderit të atdheut dhe të ardhmes më të mirë për vëllezërit e tyre të gjakut e idealit.
Le të jetë ky një përkujtim për gjithë neve. Të ndalemi së paku një çast të vetëm, e ti përkujtojmë shpirtrat që sollën lirinë, ata shpirtra që nuk janë në mesin tonë deri sa ne kënaqemi me lirinë, kënaqemi me të mirat e kësaj bote duke i shijuar frytet e lirisë.
Për udhëheqësit tanë, le të jetë ky shkrim një nxitje për përkujtim sa më të shpeshtë për bashkëmendimtarin dhe bashkëveprimtarin tyre besnik, komandantin legjendar, e për gjithë komandantët dhe ushtarët e të gjitha ushtrive çlirimtare. Le të pyesim sa më shpesh kush ishin ata, pse ata morën pushkën, pse ata flijuan më të shtrenjtën e tyre, për çka ata ranë...? Se me përkujtimin për ta nderojmë së pari veten, qetësojmë shpirtrat tanë, kthjellojmë të tashmen dhe të ardhmen, vizionin dhe misionin tonë dhe të atyre që ranë.
Secila punë e mirë kërkon kurban e secili kurban sjell bereqet. Kurban i Kosovës u bë komandanti legjendar Adem Jashari, familja e tij e ndershme dhe fisnike si dhe gjithë familjet shqiptare që dhanë bijtë dhe bijat e tyre për lirinë e atdheut, me të vetmin qëllim, një të ardhme më të mirë në të cilën po jetojmë.
Zoti i shpërbleftë me gradat më të larta të dëshmorëve në botën e përhershme.

Tuesday, November 10, 2009
MURI
Evropa festoi shembjen e murit të Berlinit, akt ky përfundimtar që çoi botën perëndimore drejt bashkimit, por edhe drejt ekspansionit të mëtejmë drejt lindjes, nëpërmjet zgjerimit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian drejt republikave ish sovjetike.
Evropa festoi njëzet vjetorin e shembjes së barrierës ndarëse të trungut të saj, me këtë festonte edhe vulosjen fatit të bashkimit të saj.
Në Berlin ishin mbledhur gati se të gjithë liderët botërorë për të përkujtuar shembjen e ndarjes së botës, ku mes tjerash edhe duke përcjellë disa pamje prekëse të 9 nëtorit të vitit 1989, kur edhe përfundimisht ra, “perdja e hekurt”, ashtu siç edhe quhej muri i Berlinit.
Deri sa Evropa festonte, njerëzit nëpër botë akoma vuajnë prej mureve ndarëse. Deri sa dikush festonte shembjen e mureve, dikush vajtonte pasojat e mureve që ndërtohen. Evropa festoi shembjen e murit, po kjo Evropë akoma nuk e ka shembur murin e vënë vet për një pjesë goxha të madhe të tokës së saj.
Akti i 9 nëntori është akt me vlerë të madhe për Evropën dhe botën. Pesha e këtij akti së paku duhet të bëjë një përkujtim nëpër kokat tona. Së paku kalimthi t’i përkujtojmë kohërat që i mbjellën këtë krijesa famoze në mes njerëzve. Të përkujtojmë kreaturat famëkeqe të komunizmit që përveç mureve të hekurt e betonit mes njerëzve vendosën edhe muret ideologjike. Të përkujtojmë sot ata që me apo pa mure ndajnë botën, në “ne dhe të tjerët”. Kjo ditë edhe për neve si shqiptarë duhet të jetë ditë feste. Shembja e murit të Berlinit, është fitore edhe për ne. Edhe ne ishim të ndarë mes vete, me një “mur”, shumë më të madh dhe më të fortë se ai i Berlinit. Ishim të ndarë me një mur, që dekada me radhë na bëri që atdheun tonë vetëm ta imagjinojmë dhe të vuajmë për të. “Mur” ky që edhe pas rënies la pasojat e veta, duke lënë pas vete ndarje ideologjike midis gjakut dhe trungut të njëjtë.
Evropa që më së miri e di pasojën e mureve, me shumë mjeshtri heshtë dhe me sehir shikon se si ndërtohen mure ndarëse nëpër botë. Në këtë ditë të madhe për botën, ne me dhimbje përkujtojmë muret që po ndërtohen në shekullin 21. Me dhimbje të madhe përkujtomë murin e ndërtuar para pak kohësh nga kolonët izraelit në tokën Palestineze.
Ashtu siç Evropa festoi dje shembjen e mureve ndarëve, e siç feston sot bashkimin e saj, dëshirojmë dhe shpresojmë të shemben gjitha muret që bëjnë ndarje nëpër botë.
Dëshirojmë sa më shpejtë zhdukjen e kreaturave qëllimkeqe që vënë mure mes njerëzve. Dëshirojmë sa më shpejtë nga mendjet e njerëzve të zhduken idetë se me mure duhet ta ndajnë botën. Ashtu siç shkuan atë kreatura të dëmshme të komunizmit, të shkojnë edhe këto sajesa tjera moderne, që vendojnë mure të trasha e të larta mes krijesave njerëzore. Shpresoj që koha që vjen të zhduk gjitha “muret” e ndërtuar nëpër mendjet tona, e pastaj edhe ato të ndërtuar nëpër zemrat tona, e nëse këto i shembim, atëherë muret e hekurt dhe të gurtë vet do të shemben.
Me shumë simbolikë, dje, disa të rinj palestinez, të shtyrë nga akti i shembjes së murit të Berlinit, shembën një pjesë të këtij muri famëkeq, shembën një pjesë të atij muri që i ndan nga pjesa tjetër e botës. Me disa litarë dhe kamion rrënuan një pjesë të murit të vendosur nga okupatorët izraelit. Brohoritjet e tyre të gëzimit ishin shumë më të larta se zhurma e rënies së panelit të betonit gjashtë metra e lartë.
Këtë gëzim të shkurtër ua prishën plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës nga ata që e ndërtuan murin, nga ata që edhe më tej mendojnë se njerëzit duhet të ndahen me mure.

Wednesday, October 28, 2009
Qasje pas Raportit të Komisionit Evropian
Me raportin e 14 tetorit të këtij viti, “shteti i brishtë” në Ballkan mori sinjalin më të fortë, pas marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë raport të Komisionit Evropian, Republika e Maqedonisë mori garanci të madhe për ekzistimin e saj. Derisa para këtij raporti akoma ekzistonin shpresa e frika për shpërbërjen e këtij shteti, dyshim ky që u rrit edhe më shumë me bllokimin e anëtarësimit të këtij shteti për anëtarësim në NATO, me këtë pëlqim shpresat e këtij shteti nisën të rriten.
Gjithë e kemi të qartë se bëhet fjalë për raportin e parë pozitiv (dhe u llogarit zyrtarisht si i tillë) për këtë garniturë qeveritare, përkundër gjitha pozitiviteteve për qeverinë aktuale paraqet një barrë relativisht të rëndë. Është rast që përfundimisht Gruevski të dëshmojë vendosmërinë e vet për proceset evro-integruese. Mendojmë se kësaj radhe, ky i fundit e ka marrur mësimin e duhur duke kuptuar rrezikun që pason me mosplotësimin e obligimeve të shkruara dhe të pashkruara që dalin nga ky raport. Ofensiva që ndërmorën organet e pushtetit, pas publikimit të këtij raporti me kufirin me Republikën e Kosovës, pastaj intensifikimi i tentativave dhe sensibilizimi i opinionit publik në RM për zgjidhjen e problemit të emrit me Republikën Greke, jep shenja të mira për ardhmërinë dhe perspektivën e këtij shteti si në marrëdhëniet e brendshme, në sferën e integrimeve, por edhe në lidhje me marrëdhëniet e deritanishme ndërfqinjësore.
Shenjë e parë pozitive pas raportit është çështja e “mbyllur” e kufirit me Kosovën, edhe pse me shumë probleme të lëna si mollë sherri nga ish marrëveshja ndërkufitare mes RM-së dhe “Jugosllavisë së fundit”, konflikt ky që arriti të mbyllet disi, ndonëse me pakënaqësi tek të dyja palët. Përkundër këtyre pakënaqësive jemi mjaftë mirë në dijeni për rrjedhën e këtij konflikti ndërkufitar, por edhe nga rezultatet e dalura nga bisedimet e ngjashme që asnjëherë nuk mund të jenë qind për qind të kënaqshme për të dyja palët.
Rast tjetër pozitiv për Maqedoninë janë ndryshimet që ndodhën në Greqi me rastin e zgjedhjeve të fundit. Ardhja në pushtet e PASOK-ut të Jorgos Papandreut ishte një “fat i madh” për politikën e Gruevskit, fakt ky që tash nuk do të ballafaqohet me politikat e forta dhe konservative të Karamanlisit dhe Bakojanit. Tash Gruevski ka gjasa të shpëtojë vetëm me ndërrimin e emrit, pa prekur gjuhën, kombin dhe pjesët tjera të identitetit maqedon.
Përkundër gjitha tjerave, ky raport ia ka vënë kokën në thes Gruevskit dhe politikës së tij duke e prurë në pozitë hamletiane, duke e detyruar t’i gëlltisë fjalët dhe premtimet e veta për qëndrimin e fortë në konfliktin për emrin me Greqinë, gjë që sigurisht do të sjellë reperkusione dhe ndryshime në realitetin politik në Maqedoni. Sepse shikuar realisht, raporti i fundit ishte një fitore e madhe e diplomacisë greke që arriti problemin me emrin prej konfliktit bilateral ta shndërrojë në kusht themelor për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Padyshim se këtë pozitë fqiut tonë jugor ia mundësoi politika e gabuar e Shkupit zyrtar.
Për këtë raport u fol shumë. U lëvdua e u kritikua ashtu edhe siç pritej. Me këtë raport, ndër humbësit, ishin edhe shqiptarët e Maqedonisë. Shkaku se implementimi i marrëveshjes së Ohrit, prej kushtit themelor që duhej të kihej parasysh, siç paraqitej në disa prej raporteve të kaluara është përmendur vetëm kalimthi në raportin e prezantuar nga Komisioneri për zgjerim Oli Rehn. A do të thotë se Evropa e humbi durimin duke insistuar për këtë kusht, apo politika maqedone arriti që duke e nëpërkëmbur këtë marrëveshje afër 8 vite ta largojë nga rendi i ditës, mbetet të shihet.
Ajo që më mbeti si përshtypje nga reagimet e këtij raporti ishin edhe reagimet e pabaza dhe të paditura të disa “analistëve” shqiptarë në RM që fare pa e lexuar dhe analizuar raportin nisën me vlerësimet, deklaratat dhe shkrimet e tyre për raportin në fjalë. Me të vërtetë edhe kjo është një gjë që duhet pasur parasysh, se më të vërtetë deklaratat qesharake janë vetëm poshtërim për ata që i japin por edhe prezantim i cekët i qëndrimeve tona para opinionit publik, kombëtar e ndërkombëtar. Kisha kërkuar që mos ta ndjekin shembullin e “opinionistave të Shqipërisë” që për çdo çështje a problematikë ata janë të gjithëdijshëm, universalë dhe eruditë të pashembullt.
Rast tjetër që dua ta cek pas këtij raporti është se politika shqiptare, pa dallim vendi ku vepron, duhet t’i përvjelë mëngët dhe të mësohet të veprojë e pavarur gjatë tentativave për avancimin e çështjeve tona. Veçanërisht duke e pasur parasysh situatën aktuale mendoj se duhet të kalohet në sulm duke bërë hapjen e problemeve që neve na interesojnë e jo kthimin në mbrojtje e të reagojmë veç kur jemi të sulmuar. Pastaj, jo të rrimë gjithmonë të varur nga faktori i jashtëm, sepse një gjendje e tillë, sidomos në Maqedoni, sjell në mosavancim të faktorit politik dhe pasivizimin e tij, respektivisht një gjendje ku gjithmonë presim që punët tona të na i udhëheqin të tjerët, kurse ne gjithmonë thirremi në partnerët (lexo: padronët) tanë perëndimorë sikur ne të jemi hasreti i tyre i shtatë shpive. Jemi dëshmitarë të ndryshimeve të shpeshta si ato shoqërore po ashtu edhe ato politike, andaj askush nuk mund të na garantojë se ne edhe nesër do të mbesim miku i vetëm i perëndimit në Ballkan. Andaj, thërrasim për veprim të koordinuar, të unifikuar, preciz dhe shumë të shpejtë.

Friday, September 11, 2009
A duhet t’ia shesim shpirtin Evropës?
(Reagim ndaj shkrimit “Europa si shpirt dhe rragatjet tona” të autorit Ndue Ukaj)
Evropa së bashku me Amerikën, janë bartësit kryesorë të civilizimit dominant në botë. Historia e saj është e stërmbushur më ndodhi dhe akte që kur t’i kujtosh të sjellin neveri të papara. Konfliktet dhe luftërat e shumta midis vet popujve evropian, kanë qenë shkaktarët kryesorë që kanë penguar bashkimin e këtij kontinenti në një tërësi të përbashkët ekonomike, politike dhe kulturore. Përkundër tentativave të përhershme për bashkim të kontinentit, bagazhi historik që bartte në vetë kjo thirrje për bashkim, përkujtonte historitë e hidhura, si inkuizicioni, rekonkuista e kështu me radhë, që në vete ishin dështim qysh prej fillimit. Përkundër kësaj, Evropa formën e vet, ku bazohet edhe “civilizimi” i sotëm evropian, e mori me humanizmin dhe renesancën, vlera këto që u shpërndanë anë e kënd botësErërat e reja pas Luftës së Dytë Botërore sollën mundësi të reja për bashkimin e Evropës. Ideatorët e projektit Evropa e bashkuar nuk thirrnin në “vlera të harxhuara” dhe vlera që kishin lënë ankthe dhe gjurmë të tmerrshme në memoriet e njerëzve. Ata kërkonin t’i bashkojnë evropianët në diçka që vërtetë të gjithë e kanë të përbashkët dhe parësore.
Edhe pse lidhje e brishtë në mes të shteteve të Evropës perëndimore, BE-ja si bashkësi ekonomike funksionoi dhe akoma funksionon mirë. Formimi i tregut të përbashkët evropian si dhe valuta e përbashkët është një e arritur e madhe. Por, projekti BE nuk përfundon vetëm me formimin e klubit ekonomik. Marrëveshje a Mastrihtit 1992 vendosi baza deri diku të sigurta për bashkimin politik të popujve dhe shteteve të Evropës.
Inicijativa fillestare e BE-së së sotme filloi me gjashtë shtete që nënshkruan Marrëveshjen për thëngjill dhe çelik. Sot BE, 52 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, BE-ja numëron 27 shtete anëtare dhe disa shtete tjera në proces anëtarësimi. Procesi i integrimit si ai brenda BE-së po gjithashtu edhe me vendet aspirante për anëtarësim të plotë akoma vazhdon. Disa nga vendet që fituan anëtarësinë e plotë si vende anëtare të BE-së, vërtetë treguan një vendosmëri të madhe dhe punë të palodhshme gjatë ndjekjes së këshillave (dhe imponimeve) nga Brukseli, kryesisht në reformat politike dhe ekonomike. Në këtë fazë sot gjinden edhe vendet e Ballkanit, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve politik të Evropës. Përkundër një tranzicioni të dhimbshëm, që përjetuan këto vende, duke u nisur nga Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit, realisht, është për t’u përshëndetur puna e tyre në sferën e integrimeve.
Çdo krijesë që të mbijetojë duhet të ketë shpirt. Pa shpirt çdo gjë është e vdekur. Evropa pas aleancës ekonomike dhe politike nëpërmjet shumë projekteve kërkon ta gjej shpirtin e vet që kurrë se ka pasur. Eliminimi i dallimeve kulturore që mbizotërojnë në mendjet e evropianëve, gjetja e elementeve të përbashkëta për gjithë popujt e Evropës, promovimi dhe ngritja e tyre në nivel të vlerave, kërkon kohë dhe vërtetë një strategji dhe punë mjaftë të mençur.
Sa i përket problematikës së integrimeve, besoj se mjaft është shkruar dhe folur, si dhe gjithnjë e më shumë shkruhet e flitet, mirëpo sa i përket studimeve në këtë lëmi, gati se asgjë nuk është ndërmarrë. Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe, kemi prej atyre që në këtë kohë të kërkesës së madhe dhe interesimit të madh, dëshirojnë të gjejnë treg për “petullat e veta”. Duke e shfrytëzuar “deficitin demokratik” të popullatës tonë në lidhje me BE-në, lansojnë tema dhe ide të dëmshme duke kërkuar që të tjetërsohemi për të na u mundësuar anëtarësimi në BE, apo për të arritur ndonjë beneficion tjetër që ofton BE-ja (rast konkret, liberalizimi i vizave). Kinse si rezultat i përkatësisë sonë kombëtare apo fetare ne po privohemi nga këto beneficione. Këto janë vetëm pjellë e mendjeve dhe shpirtrave të prishur që duan ta fusin thikën brenda trungut shqiptarë. Shkrimet e disa personave se kinse përkatësia jonë fetare është shkak që ne si shqiptarë mbetëm jashtë procesit të liberalizimit të vizave janë ogurzezë dhe rritje e dozës së islamofobisë brenda popullatës shqiptare. Po këta tipa me aq perfiditet dhe pafytyrësi, mashtrojnë popullin dhe ftojnë që t’i bashkëngjitkemi “shpirtit të Evropës”, faktikisht diçkasë që nuk ekziston fare. Këta tipa me gojën plot hudhin poshtë civilizim të plotë disa qindra vjeçar të kultivuar dhe zhvilluar në trojet tona, duke e titulluar si akulturim, me faktin se kemi “lajthitur nga shpirti i familjes së përbashkët Evropiane”, apo kemi bërë shkëputje të lidhjes me civilizimin evropian.
Andaj e them me gojë dhe bindje të plot, se krenaria dhe nderi jonë më i madh do të jetë po që se arrijmë t’i ruajmë vlerat tona të mirëfillta kombëtare dhe fetare, vlera këto që na kanë dhënë “formën” që e kemi dhe që na kanë ruajtur nga qëllimet asimiluese të vendeve fqinje. Nuk kërkojmë të mbesim në këtë fazë të zhvillimit, por të mbesim me karakteristikat tona identifikuese kështu si jemi, sepse faza e integrimit në BE nuk do të thotë shkrirje apo asimilim. E kemi dëshmuar veten si komb, se edhe përkundër sprovave dhe sfidave të shumta që i kemi pasur, gjithmonë e kemi ruajtur veten tonë dhe kurrë nuk e kemi sjellur veten deri në “krizë të identitetit”, gjithmonë kemi ditur ta bëjmë hapin e duhur gjatë ecjes sonë nëpër histori, hap ky që na e ka mundësuar mbijetesën në këtë troje. Mos të mundohet askush, me imponime dhe sulme poshtë belit të falsifikojë ndjenjat dhe vlerat tona civilizuese, sepse shpirti i civilizimit dhe kulturës se një grupi shoqërorë nuk shkon me imponim.
E them edhe njëherë se projekti BE është një projekt që ia vlen të ndiqet. Edhe euroskeptikët më të mëdhenj nuk mund t’i mohojnë të arriturat dhe anët pozitive që i solli ky projekt. Mirëpo, a është i përkryer? Asesi. Çka duhet të bëjmë ne? Të marrim symbyllurazi gjithçka që na vjen prej BE-së? Kjo është një marrëzi dhe budallallëk. Kjo është në kundërshtim edhe me vet procesin e integrimit që është shtylla kryesore e ndërtimit të BE-së. Ne duhet të mësojmë prej Evropës për zhvillimit ekonomik, atë tekniko-teknologjik, juridiko-politik, traditën e punës, e kështu me radhë, e mos të kërkojmë prej Evropës atë që ajo nuk e ka. Mos të kërkojmë prej Evropës pasuri shpirtërore dhe morale, sepse këto nuk i posedon ajo vet. Këto duhet ne t’ia ofrojmë. Mos të kërkojmë prej Evropës mësim për marrëdhëniet tona familjare kur ata kanë familje të shkatërruar, mos t’i marrim prej Evropës veset, po ti marrim të mirat dhe vlerat.
Unë jam për një Evropë të lirë, një Evropë të zhvilluar, një Evropë si treg të vlerave dhe mundësi të zgjedhjes, Evropë ku respektohet e drejta e secilit, Evropë që ia garanton secilit identitetin e tij personal, si pjesë e identitetit grupor apo kolektiv që i përket, me një fjalë Evropë të zhvilluar ekonomikisht, Evropë më të mirë për jetesë, kurse, në atë Evropë që ju po thirrni, ajo Evropë moti ka vdekur, ju thirrni në një Evropë pa shpirt, ju nuk thirrni në integrim, por thirrni në shkrirje dhe zhveshje nga çdo gjë shqiptare dhe shkuarje në Evropë lakuriq. Këtë Evropë nuk e do askush, a ju nëse doni, udha e mbarë ju qoftë.
Milazim Mustafa (magjistrant i studimeve evropiane)
Thursday, August 6, 2009
Bërrrrrrr për administratën shtetërore
Javëve të fundit filluan me punë disa nga kandidatët e pranuar në konkurset e shpallura nga Sekretariati për implementimin e marrëveshjes kornizë. Këta ishin me fat, shkaku se akoma kemi prej kolegëve të tyre që kanë statusin e rregulluar të punësimit, prej më shumë se një viti, por edhe më tej bredhin rrugëve me shpresë se një ditë do t’ia fillojnë punës.
Urime për gjithë ata që u punësuan. Me të vërtetë është një privilegj, të themi i madh, marrja e statusit të nëpunësit shtetërorë. Kjo në veçanti do të ishte një privilegj i veçantë nëse si i tillë prezantohesh para ndonjë të huaji, kurse në Maqedoni, kjo do të thotë, ke një rrogë me të cilën mbijeton. Por, populli thotë, më mirë pak se hiç. Ka keq e më keq. Ne jemi të vetëdijshëm, se punësimi në administratën shtetërore është e vetmja shpresë gati se për të gjithë qytetarët e këtij vendi, për shkak se degët tjetra të ekonomisë janë gati se në kolaps.
Problemi i administratës shtetërore është një prej kushteve që prej fillimit ka qenë në shënjestër të faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar dhe kërkojnë ndryshime brenda administratës, si psh. departizimin e saj, pastaj, përfaqësimin adekuat, por edhe zvogëlimin e numrit të administratës që paraqet një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit.
Sa i përket departizimit, apo zhveshjes së administratës nga përkatësia partiake, mendoj se jemi shumë larg, mos të jem i tepërt por më duket se asnjë shenjë përmirësimi në këtë aspekt nuk është bërë brenda këtyre viteve të kaluar. Edhe më tej deshëm apo nuk deshëm, diku 90 % e të punësuarve në administratën shtetërore dhe atë publike kanë ardhur nëpërmjet rrugëve partiake. Mos të flasim për avancimet brenda administratës, të cilat janë të pamundshme nëse brenda institucionit nuk keni njeri tëndit ministrin, zëvendësin, sekretarin shtetërorë, apo drejtorin, e të gjithë këta të ardhur nëpërmjet rrugëve të njohura nga të gjithë.
Çështja e përfaqësimit adekuat në institucionet shtetërore, edhe më tej ngelet një varrë e hapur. Sivjet do të shënohet edhe 8 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, akt ky që obligon institucionet kyçe të respektojnë përfaqësimin adekuat të të gjitha bashkësive që jetojnë në këtë shtet. Përveç përfaqësimit, mos të harrojmë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nënkupton, përfaqësimin edhe në pozitat udhëheqëse. Ne sot kemi një përmirësim sa i përket numrit të të punësuarve në administratë shtetërore, por, sa i përket pozitave udhëheqëse, punët akoma janë katastrofale. Ne kemi ministri të tëra, ku prej 11 këshilltarëve shtetërore të gjithë janë maqedonas, asnjë shqiptarë apo të ndonjë etnie tjetër, e njëjta vlen edhe në rang sektorësh apo njësish. Shpresojmë që në këtë përvjetor të nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, dikush të ndalet e të mendojë edhe për këtë punë.
Administrata shtetërore bie në grupin e shfrytëzuesve më të mëdhenj buxhetorë. Po të bëjmë një analizë të administratës brenda këtyre 18 viteve të mëvetsimit të Maqedonisë, do të shohim se secila parti që ka ardhur e ka mbushur administratën me kuadrot e tyre. Tani këtu kemi disa dallime. Njëri më i madhi është se, partitë maqedone, cila do të ketë ardhur ka futur kuadrot e veta, pastaj kur ka ardhur struktura tjetër udhëheqëse, e njëjta ka punësuar anëtarët e vet, pa ndonjë largim të theksuar të kuadrove të partisë oponente. Kurse te partitë shqiptare fatkeqësisht nuk ka qenë ashtu. Me të ardhur në pushtet, njëra prej partive tona, hapin e parë që e ka ndërmarrë ka qenë largimi i të punësuarve nga partia kundërshtare, apo në sistemin mjaftë mirë të njohur, “hjek shqiptarë e shtin shqiptarë”. Si rezultat i kësaj, numri i të punësuarve shqiptarë akoma mbetet nën përqindjen e nevojshme, kurse bashkëqytetarët tanë maqedon, kanë mbushur zyret e ministrive dhe institucioneve tjera. Një fakt i dhimbshëm sipas informatave jozyrtare, flet për një administratë paralele, partiake të VMRO-së ku flitet për një numër prej 40 mijë të punësuar me marrëveshje për punë, si rezultat i realizimit të premtimeve parazgjedhore e që realisht është një ngarkesë tepër e madhe. Bëhet fjalë për punësime të bëra pa ngritur shumë pluhur, kurse, për punësimin e 5 apo 10 shqiptarëve i gjithë shteti çohet në këmbë. Në këtë rast, numri i prezantuar paraqet strukturë pa status të rregulluar pune, apo siç e njohim ne, pa vendim pune, numër ky që ka okupuar zyret e këtyre institucioneve, kurse të punësuarit e tanë, që tani më veç kanë marrë vendimet e tyre për marrëdhënie të rregullta pune, shëtisin zyre më zyre, tavolinë e tavolinë për të gjetur një vend të lirë për të kaluar një ditë pune. Fat në këtë fatkeqësi është periudha e pushimeve ku po ka ndonjë vend ku mund të ulen dhe ta kalojnë ditën, çka do të bëhet prej shtatorit, kur administrata do të kompletohet, mbetet të shihet.
Disa këtu (brenda administratës) i ka kapur një dridhje. Të gjithë e kemi të qartë se numri është rritur së tepërmi dhe se dikush duhet të largohet. Andaj për të ardhur dikush i ri, duhet të lirohet ndonjë vend, kësaj radhe, kam një bindje se nuk do të jenë shqiptarë ata që duhet t’i lirojnë vendet e punës.Dhashtë Zoti të mos jem gabim.

Saturday, July 11, 2009
ATA JANË TË GJALLË.
...ATA JANË TË GJALLË...
Shiu freskon tokën
Loti freskon mërzinë e nënës
Rihap varrën e pashëruar
Vret dhimbjen, ringjall shpresën
Përkujtomë marrin e botës së “civilizuar”
Përkujtojmë humbjen e përgjithshme të njerëzimit
Ditën e mërzisë dhe përkujtimit
Qetësinë e gjetur të shehidave
Jeta ngritet mbi Srebrenicë nën zërin e hafizave
Dhe krenarinë e trupave të paprishur
Mbi përkujtimin e fëmijëve për baballarët që nuk i panë
Mbi sabrin e nënave që lindin shpresën...
Xhemati vendos trëndafila të freskët mbi varre
Ashtu siç është i freskët kujtimi për shehidat e rënë
Ashtu siç është e freskët vetëdija
për nderin dhe krenarinë që lindi nga gjaku i tyre
(Poezi me rastin e 14 vjetorit të masakrës së Srebrenicës)
11 korrik 2009
Wednesday, June 3, 2009
KRENARIA E HUMBUR
Viti 2001 ishte shumë i rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ishte vit ky që solli ndryshime në rrjedhat historike të këtij vendi. Vit që bëri ndryshime rrënjësore në raportet në mes qytetarëve të shtetit, i cili deri atëherë vetëquhej “oazë e paqes”. Vit kur shqiptarët dolën fitimtarë, vit kur kërkesat legjitime për barazi dhe dinjitet kombëtar dhe fetar erdhën në shprehje. Ajo që na bëri të njihemi si fitimtarë dhe të ndjehemi triumfalisht, ishte se këto kërkesa i arritëm me rezistencë të armatosur. Në anën tjetër, popullata maqedonase e këtij vendi, e cila gjithmonë e llogariste veten si “pronarë” i këtij shteti, kurse të gjithë qytetarët tjerë jo maqedonas i konsideronte qytetarë të rendit të dytë, përjetoi një goditje të rëndë në megalomaninë e vet artificialisht të krijuar. Viti 2001 ua “uli veshët” atyre dhe ata e llogaritën këtë si humbje të krenarisë kombëtare. Kështu e llogaritën, sepse filozofia e tyre e ligë thotë se “rritja e të drejtave të tjetrit, automatikisht nënkupton humbje apo zvogëlim të drejtave tona”, gjë që aspak nuk korrespon me teorinë juridike, e as me logjikën e pastër. Të shtyrë nga kjo ide, “pleqësia maqedonase” hartoi një “plan” për kthimin e krenarisë kombëtare. Qarqet akademike të këtij shteti u “zien e përzien” për gjetjen e formulës më të suksesshme për kthimin e krenarisë kombëtare maqedonase, të humbur në vitin 2001.
Por, kush do ta bënte këtë? Normalisht, kjo do të kërkohej nga aktorët politik maqedonas, të cilët do të merrnin fatin e popullit në duart e veta. Megjithatë, për këtë do të duheshin edhe ndihmës shqiptarë, të cilët do ta dërgonin ujin në mulli të tyre. Dhe, për fat të keq, shqiptarët sërish u kapën për grepi, për kushedi të satën herë me radhë, dhe ndodhi ajo që ndodhi. Nuk do të kisha dashur t’i detaizoj me këtë rast të gjitha gjërat dhe sqaroj detajet, sepse besoj që ato janë shumë të njohura për secilin prej nesh. Shumë qartë definohen bartësit e projektit për “kthimin e krenarisë maqedonase”. Por, dihen shumë mirë edhe ndihmuesit e këtij projekti, të cilët e luajtën rolin e tyre për ardhjen e kësaj situate në të cilën aktualisht gjendemi. E keqja e gjithë kësaj ishte se, krejt kjo do të bëhej në dëm tonin dhe do të ndikon në uljen e kredibilitetit tonë ushtarak e politik, si dhe në kthimin tonë, sërish, prej faktorit të rëndësishëm në vend, në qytetarë të pa rëndësishëm dhe të rendit të dytë. Po, ne vërtetë e fituam luftën e vitit 2001, por e humbëm paqen pastaj. Humbëm në materializimin e kërkesave tona dhe kredinë e fituar me gjak e “shitëm” për pesë pare. Ishte marrëveshja e Ohrit që në mënyrë indirekte vendosi për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e që, fatkeqësisht, u bënë dhe po bëhen interpretime e interpretime të panumërta të saj. Kujt po i teket po jep koment për të dhe po sjell vendime kinse në favor të implementimit të drejtë të kësaj marrëveshje me karakter ndërkombëtar. Andaj, pasi gjërat nuk po funksionojnë, është e logjikshme që të kërkohet zgjidhje e re. Më të zëshëm, sikur që edhe duhet të jetë, janë opozita. Ata po kërkojnë marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase. Fillimisht prefekti i Gostivarit elaboroi kërkesën për ndryshimin e kushtetutës dhe vendosjen e raporteve të reja, të barabarta, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e pastaj edhe PDSH-ja doli me propozim për një “marrëveshje të re” shqiptaro-maqedonase. Të gjithë jemi dakord se marrëveshja e Ohrit nuk e dha efektin e pritur. Edhe pse “në letër” ishte krejt në rregull. Madje, ndoshta edhe në praktikë do të ishte e tillë, sikur ne shqiptarët të dinim t’i shfrytëzonim favoret e kësaj marrëveshje, e cila kishte garanci ndërkombëtare.
Me siguri të plotë e them se, as Gruevski, as Branki, nuk do të mundnin ta sjellin pozitën shqiptare këtu ku është sot. Por, pasi kjo nuk u arrit, pasi këtë nuk ditëm ta bëjmë apo ta realizojmë, tash po kërkojmë “marrëveshje të re”. Dikur moti një mik imi më dha një definicion shumë praktik për politikën. Tha: “Politika është ‘pazar’ (treg)”. Fillimisht më habiti, mirëpo kur vazhdoi më tutje me sqarimin e tij dhe tha se, “në politikë, aq sa ke para, aq mund të blesh, sikur në treg”, gjë që plotësisht është në pajtim me funksionimin praktikë të politikës. Ndërsa ne, kam përshtypjen, po thërrasim për marrëveshje të re, pa menduar fare se sa e kemi “pazarin”, sa mund të shitet “malli jonë” (oferta jonë), e pse jo, edhe sa është disponuar pala tjetër për një “pazarllëk” të tillë?
Në vitin 2001 ishim shumë të fortë dhe i detyruam bashkëqytetarët tanë maqedonas ta bëjnë atë që më së paku donin ta bëjnë. “Duke iu dridhur dora”, ata nënshkruan ndryshimet kushtetuese dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Atëherë i ulëm në bisedime, se ishin kohëra tjera. Por, sa do të arrijmë t’i ulim “sot”, kjo është një pikëpyetje e madhe. Apo, ndoshta edhe do t’i ulim, por kush më garanton mua, si qytetar i këtij shteti, se ata që do ta arrij në një marrëveshje të re, do të jenë të aftë ta materializojnë të njëjtën dhe nuk do të dështojnë për interesa të ngushta partiake, sikur herën e parë? Pastaj, lehtë do të mund të vinte deri te marrëveshja e tillë me maqedonasit, por, para marrëveshjes shqiptaromaqedonase, ju lutem, do të na duhej fillimisht një marrëveshje shqiptaro-shqiptare. “Të ulemi në sofrën kombëtare njëherë, para se të dalim në atë ndërkombëtare”.

Subscribe to:
Posts (Atom)